Tirane- Tom Doshi padit në prokurori kreun e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për letrën që ky i fundit i drejtoi institucioneve duke akuzuar Doshin dhe Dritan Prifitin se po krijojnë destabilitet politik në vend.
Deputeti i Shkodrës Tom Doshi doli nga prokuroria e Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij, Vladimir Meçe. Ky i fundit bëri edhe shpjegimin për mediat e interesuara mbi praninë e Doshit në prokurori.
“Jemi këtu për të kërkuar informacion mbi letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Informacion ky që na u mohua nga prokuroria”, tha Meçe, Më tej ai sqaroi se “ne kemi bërë kallëzim penal për Brahon sepse letra që ai dërgoi ka shkaktuar veprime institucionale. Ne e kemi kallëzuar atë për shpërdorim detyre dhe për shpifje”.