Aktualitet

“Letra”, Doshi padit në prokurori Spartak Brahon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 03/11/15 |
b.f

Tirane- Tom Doshi padit në prokurori kreun e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për letrën që ky i fundit i drejtoi institucioneve duke akuzuar Doshin dhe Dritan Prifitin se po krijojnë destabilitet politik në vend.  

Deputeti i Shkodrës Tom Doshi doli nga prokuroria e Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij, Vladimir Meçe. Ky i fundit bëri edhe shpjegimin për mediat e interesuara mbi praninë e Doshit në prokurori.

“Jemi këtu për të kërkuar informacion mbi letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Informacion ky që na u mohua nga prokuroria”, tha Meçe, Më tej ai sqaroi se “ne kemi bërë kallëzim penal për Brahon sepse letra që ai dërgoi ka shkaktuar veprime institucionale. Ne e kemi kallëzuar atë për shpërdorim detyre dhe për shpifje”.

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Z.Braho duhet te kuptojë më në fund se nuk mundet te luaj as me individë ne veçanti, as me intitucione e as me nje popull të tërë. Duhet te paguaj.
    Doshi çoje deri në fund.

Pas