Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër nga burgu

2017/04/01 at 1:40 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Veç një djall e di pse gjithë kjo urretje

Nga GJERGJ META


I dashur Dom Gjergj, më shkruaje para disa kohësh një letër. Edhe pse nuk ma përmendje emrin, e dija që e kishe për mua. E lexova në burg në fakt, në gazetë. Ia kishe qëlluar me fjalët e tua dhe nuk e fsheh që më preke, por edhe më revoltove paksa. Po t’i them arsyet pse. Më preke, sepse më kujtove fëmijërinë. Ah sa do të kisha dashur të më rikthehej edhe një herë ajo pafajësi e fëmijërisë. Atëherë kur ndihesha i sigurt në duart e prindërve të mi, kur luaja në oborrin e Kishës, sikurse thua ti. Madje edhe kur na bërtisje se ne nuk rrinim urtë në Kishë. E mban mend njëherë që ti po predikoje dhe ne thyem shishen e verës duke bërë një zhurmë të madhe e ia mbathëm duke bërtitur? U zemërove dhe na bërtite atëherë, por përsëri na pranove të dielën tjetër me buzëqeshje. Më vjen të qesh kur i kujtoj ato “bëma”.

Ishte koha e pafajësisë. Më preke ama edhe sepse më kujtove nënën që nuk i mbijetoi tumorit dhe që nuk patëm mundësi ta kuronim ashtu si duhet e të kujdeseshim për të, pasi ishim të vegjël e shumë të varfër. Kujtova sytë e nënës sime, të përlotur që po ikte dhe po na linte të vegjël (unë isha më i madhi 14 vjeç) e të varfër. Por tani fillon edhe revolta ime. Revoltën e parë e kam me Zotin.

A nuk ishim të gjithë fëmijë njësoj në atë oborr të Kishës që luanim? A nuk ishin edhe të gjitha nënat tona njësoj? E pse unë me motrat e mia mbetëm jetimë, e pse nëna jonë vdiq vetëm 32 vjeçe?

Ku ishte Zoti kur unë mbeta jetim dhe kur nëna ime klithte nga dhimbjet e sëmundjes? Ti erdhe në funeral dom Gjergj, kishe ardhur edhe ndonjëherë tjetër kur nëna ishte e sëmurë, por sapo mbaroi funerali ti ike, të gjithë ikën e ne mbetëm vetëm me një baba të pamundur për të na shërbyer, sepse ishim të varfër, shumë të varfër dhe ai ishte i vetëm. E pres një përgjigje nga ty dom? Ose nga vetë Zoti… Revoltën tjetër e kam me shtetin. Po, po, pikërisht ai shtet, që tani më ka rrasur pas hekurave pse paskam kultivuar kanabis, është i njëjti që nuk iu përgjigj nënës sime kur kishte nevojë për kura të shtrenjta, për ekzaminime të specializuara.

Sa herë kishim kemion e na duhej ta blinim vetë ilaçin, sepse nuk gjendej atë ditë. E hymë në borxh për ato ilaçe. Ai shtet nuk u kujdes për kurat paliative, të fundjetës e në fund i njëjti shtet, kur ne mbetëm jetimë, u tall duke na ofruar një mbështetje sociale qesharake për katër fëmijë që do të shkonin në shkollë, të visheshin, të hanin, të udhëtonin, të kishin një jetë të dinjitetshme. Ne u braktisëm nga të gjithë, po, po nga të gjithë.

Edhe nga shteti ynë. Prandaj unë kur mbarova klasën e nëntë, nuk shkova në shkollë si të gjithë ata fëmijët e tjerë të oborrit të Kishës, sepse isha betuar që do të gjeja një punë, do të bëja diçka që e ardhmja ime të mos ishte si ajo e prindërve të mi. Revolta ime e fundit është me ty, dom Gjergj. I radhit bukur germat në kompjuter e në fund të fundit çfarë të kushton. Por kur kaloje aty në rrugët e fshatit tim, si dreqin nuk u ndale njëherë të pyesje se ku isha? Çfarë po bëja? A kisha gjetur një punë? A isha gjallë xhanëm? Nuk e bëri asnjeri këtë gjë e as ti.

Të ra ndërmend për mua vetëm kur dëgjove emrin tim në media. Atëherë u kujtove se kushedi të ka brejtur edhe ndërgjegjja, por unë tani isha pas hekurave dhe ishte pak vonë të pyesje për mua. Dhe a e di, dom Gjergj, si shkoi historia? Kur të gjithë na braktisën, kur edhe shteti u bë shurdh ndaj nevojave tona, po, po i njëjti shtet që tani do të luftojë kanabisin, m’u afrua dikush që ishte një kushëri i largët i babait.

Erdhi një ditë në shtëpinë tonë me një makinë superluksoze dhe i tha babait: “Për djalin do të kujdesem unë. Do të punojë me mua. Do të shohësh që do të jetë mirë”. Dhe kështu fillova të shkoj me të. Hipa për herë të parë në një makinë të bukur. Filloi të më jepte edhe lekë. Mësova duhanin, e ktheja edhe ndonjë gotë raki me të e me shokët e tij e pastaj filloi puna. Më duhet të ruaja parcelën që ishte mbjellur me kanabis atje pas kodrave të fshatit tonë.

Të gjithë e dinin, sepse aty punonin shumë e jo vetëm unë. Banorët e zonës kishin dhënë tokën me qira, disa e kishin mbjellë, të tjerë e ruanin e më pas përpunohej e shkonte ku duhej të shkonte. Sa net kam kaluar me një kallashnikov në dorë për të ruajtur parcelat. Merrja shumë para, gatigati 20 mijë apo 30 mijë nata (të vjetra kuptohet). Çoja para në shtëpi e kisha edhe për vete. U bleva motrave rroba, babait rroba, filluam të rregullonim diçka në shtëpi. Ishte gjithçka një parajsë, derisa atë mbrëmje pa pritur e pa kujtuar u gjenda i shtrirë përtokë me një tytë arme në kokë. Shteti kishte ardhur. E në atë moment u zhdukën të gjithë, madje edhe ai i afërmi me makinë superluksoze.

Thjesht më kishte thënë: “Çfarëdo të ndodhë, emrin tim mos e nxirr nga goja”. Sapo hyra në burg, m’u afrua dikush e më tha: “Mos nxirr gjë nga goja, sidomos emrin e atij, se je i vdekur”. Mbeta edhe një herë vetëm. Edhe një herë jetim. Jetim përgjithmonë. Dhe tani qesh sa herë që dëgjoj në TV, pasi këtu në burg kemi edhe TV, që ne, të burgosur për përpunim lëndësh narkotike, qenkemi kriminelë. Unë, pikërisht unë, që luaja pafajësisht në oborrin e kishës sonë, tani jam kriminel.

Më thoshe në letrën tënde që nëse do të dua, në fund të tunelit ka dritë. Unë jam në një tunel tani vërtet. Jam në një ferr këtu në burg, brenda dhe jashtë vetes sime. Pres që një ditë të dal nga ky ferr ku jam, por kam frikë se kur të dal, nuk do të gjej dritë, pasi nuk do jetë njeri te dera që të më presë, ose prit pak… mund të jetë përsëri ai kushëriri i largët i babait me makinën e tij superluksoze, që më pret krahëhapur për të më përcjellë për në… parcelën tjetër! Apo ndoshta… do të jesh ti dom?

/Botuar në “Panorama”



Ju sugjerojmë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
Para
Zbulohet romanca mes Sidritës dhe Veselit të Big Brother

Zbulohet romanca mes Sidritës dhe Veselit të Big Brother

Alarmi për bombë trondit Shkodrën

Alarmi për bombë trondit Shkodrën

E abuzuar seksualisht nga Leonard Bombaj? Flet për herë të parë Ajsi Xhaxhaj: Më vranë ëndrrat dhe …

Pas deklaratave të forta të Bombajt për trafikim dhe video porno, reagon Ajsi
















TE FUNDIT

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin
14 Korrik, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
14 Korrik, 2026

Deputeti i PD Bujar Leskaj ka reaguar publikisht kundër vendimit të Sali Berishës për të bojkotuar seancat plenare. Në seancën...

Lexo më shumë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
14 Korrik, 2026

Shqipëria hyn sot në Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet mbyllja e përkohshme e tre kapitujve të...

Lexo më shumë

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
14 Korrik, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}