Një sasi tritoli është vendosur poshtë gomës së parë të mjetit të drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër (OSHKSH).
Mësohet se lënda plasëse është shpërthyer me telekomandim nga forcat xheniere.
Sipas tvklan.al, dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse dhe mendohet se është një person i seksit mashkull.
Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar nga ngjarja.
Akoma nuk dihen motivet e ngjarjes, ajo që dihet është se drejtoresha e ka marrë këtë pozicion në muajin maj të këtij viti.
Deri në këtë momente, zona është totalisht e rrethuar dhe nuk lejohet kalimi i makinave apo i qytetarëve.