Lëkundje tërmeti janë regjistruar pas mesnatës në Shqipëri.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (EMSC) raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter me thellësi 5 kilometra, ndërsa epiqendra ishte 19 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale./ Opinion.al