Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 29/10/21 |
Opi Nion

 

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të premteje në vendin tonë.  

Qendra Europiane Sizmologjike raporton se në  6 minuta në Shqipëri janë regjistruar 2 tërmete.

I pari u ndje rreth orës 08:04 minuta.

Lëkundjet sizmike në këtë rast kishin një magnitudë prej 3.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë 12 kilometra në veriperëndim të Centar Zupës në Maqedoninë e Veriut dhe 59 kilometra larg Elbasanit.

Ndërkohë, disa minuta më vonë, në orën 08:10 në të njëjtën epiqendër dhe me një thellësi prej 10 kilometrash është regjistruar një tërmet tjetër, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Dridhjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndjerë në kryeqytet. Po ashtu raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Elbasan, në Dibër dhe në Bulqizë.

Pas