Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lejet e ndërtimit, i dha Rama apo Basha?

2015/11/03 at 4:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lejet e ndërtimit, i dha Rama apo Basha?

TIRANE- Partia Demokratike ka atakuar sot drejpërdrejt TV Klan sipas së cilës ky televizion ka censuaruar lajmin për dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë. Sakaq ka reaguar TV Klan duke deklaruar se ka pasqyruar ne menyre korrekte lajmin. Më poshtë keni deklaratën e plotë PD dhe reagimin e plotë të TVKlan.

Deklarata e PD

Partia Demokratike shpreh keqardhjen e saj të thellë për keqinformimin që redaksia e lajmeve të Televizionit Klan i bëri dje publikut në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna nga Edi Rama si dhe për aktin e shëmtuar të censurimit të deklaratës dhe dokumenteve zyrtare të paraqitura nga Partia Demokratike. Censurimi i deklaratave të opozitës kompromenton rëndë integritetin dhe besueshmërinë e mediave dhe është treguesi më i vërtetë i gjendjes dramatike të lirisë së medias në regjimin e korruptuar dhe oligarkik të Edi Ramës dhe klienteles së tij.

Partia Demokratike i kërkon TV Klan dhe mediave të lira në vend të pasqyrojnë pa censurë deklaratën dhe dokumentet shoqëruese si më poshtë;

Edi Rama  gënjen. Letra të cilën i referohet nuk është asgjë tjetër vetëm kalimi i kërkesave të bëra nga Shoqata e Ndërtuesve për leje zhvillimore Ministrisë së Zhvillimit Urban. Kjo pasi me datë 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV dhe lejeve, nga organet e pushtetit vendor në të gjithë territorin.  Në këto kushte Bashkia i kalon 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve, Qeverisë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk është marrë në shqyrtim dhe aq më pak miratuar nga Bashkia e Tiranës. Me datë 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej  tyre, dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi. Me datë 21.05. 2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së ku i argumenton se  vendimmarrja e saj është  në kundërshtim me ligjin. Më pas me një ndryshim në VKM Nr. 408, Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimi brenda territorit të qyteteve, duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.  Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë  09.09. 2015 ku i pajis me leje ndërtimi vetë 6 ndërtues prej 30 kërkesave të dërguar nga Shoqata e Ndërtuesve.

Çfarë ka ndodhur :

  1. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.
  2. Bashkia ka hartuar 30 PDV, faza e parë ku nuk përcaktohet asnjë gjurmë ndërtimi, vetëm treguesit e zhvillimit dhe infrastruktura rrugore.
  3. 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV-ve dhe lejeve nga organet e pushtetit vendorë në të gjithë teritorin.
  4. 01.10 2014 Edi Rama miraton ligjin e ri të planifikimit të territorit i cili shfuqizon ligjin nr. 10119 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi, përfshirë VKM Nr. 502 që është rregullorja e urbanistikes, duke bllokuar procesin deri në daljen e akteve të reja nënligjore.
  5. Në dhjetor 2014 Shoqata e Ndërtuesve sjell kërkesë në Bashki për të marrë në konsideratë projektet e hartuara prej tyre konform ligjit të vjetër.
  6. 10.12 2014 Bashkia ia përcjell kërkesën e Shoqatës së Ndertuesve Ministrisë së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermenit, pasi kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve nuk ishte më në kompetencë të bashkisë për shkak të shfuqizimit të ligjit të vjetër dhe mosmiratimit të akteve nënligjore të ligjit të ri.
  7. Me 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi.
  8. Me 21.05.2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së, ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin.
  9. Më pas me një ndryshim në VKM Nr.408 Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimin brenda territorit të qyteteve duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.
  10. Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku pajis me leje ndërtimi 6 ndërtues prej 30 qer kishte paraqitur shoqata e ndertuesve

 

Qendrimi i TV Klan

Partia Demoktatike në përpjekjet për t’i faturuar Kryeministrit Edi Rama dhënien e disa lejeve zhvillimore, ka kritikuar sot edhe televizionin Klan për censure. Tv Klan dje në kroniken e tij ka cituar deklaraten e partise ku ajo thote se Edi Rama gënjeu shqiptarët duke dashur t’i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij. Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndertimit… Nga ana tjetër kemi dhënë dhe reagimin e Qeverisë që nëpërmjet një dokumenti të firmosur nga Enno Bozdo në emër të Bashkisë së Tiranës dhe shoqatës së ndërtuesve i kërkohej Edi Ramës si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit që t’u jepte leje ndërtimi disa kompanive të cilat dosjet e tyre ishin përgatitur në bashki para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për bllokim të lejeve nga ana e Rames.

Pra Klan ka dhene të dy qendrimet. PD-ne që thote që lejet nuk i ka dhënë Basha dhe Ramën që thote qe lejet mi ka kërkuar Bashkia që t’i jap, me kërkesë e firmë të Enno Bozdos. Jo vetem me zë, por edhe me figure jane paraqitur 2 dokumentet të filmuara. Kronika gjendet e plote në internet.

Nuk e kuptojmë ku qendron censuara e Klan këtu, por si duket kompleksi për firmat e hedhura dhe paburreria per ti qendruar me dinjitet atyre çka kanë rënë dakort kur ishin në atë zyrë i detyron t’ia faturojnë Tv Klanit si censurë.

Megjithate, Klan meqenese PD na ka akuzuar për censure, pavarësisht të vertetës, ne i kërkojmë ndjese dhe i premtojmë që nuk do ta perserisim me.

Por ne fund duam t’i themi një gjë, qe opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë që çfarë të  thonë në mëngjes nuk ta thonë në mbremje.

Ju sugjerojmë

Rama-Kurti dhe marrëveshja e Ohrit, caktohet mbledhja e dy qeverive
Kryesore

Rama-Kurti dhe marrëveshja e Ohrit, caktohet mbledhja e dy qeverive

26 Mars, 2023 2:40 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

26 Mars, 2023 2:18 pm
Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur
Kronikë

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur

26 Mars, 2023 1:50 pm
Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër
Aktualitet

Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër

26 Mars, 2023 1:34 pm
Gjendet një trup i dekompozuar
Kronikë

Gjendet një trup i dekompozuar

26 Mars, 2023 1:30 pm
Hyn në librin Guiness, dhuroi 100 litra gjak për 60 vite
Life Style

Hyn në librin Guiness, dhuroi 100 litra gjak për 60 vite

26 Mars, 2023 1:18 pm
Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake
Bota

Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

26 Mars, 2023 12:40 pm
Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari
Kronikë

Të dehur dhe debatonin me njëri-tjetrin, pezullohen nga detyra punonjësit e Policisë

26 Mars, 2023 12:25 pm
Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?
Kryesore

Çfarë diskutuan Begaj dhe Kurti për 30 minuta në Presidencë?

26 Mars, 2023 12:15 pm
Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën
Politikë

Pas Begajt, Kurti takon Lindita Nikollën

26 Mars, 2023 12:04 pm
Para
Zbulohen foto të Robertit me vajzën jashtë martese

Zbulohen foto të Robertit me vajzën jashtë martese

Bretkosat, a mund të parashikohen tërmetet dhe tsunamet?

Bretkosat, a mund të parashikohen tërmetet dhe tsunamet?

Basha nis turin në rrethe: PD s’është në shitje

Basha thirrje për mosbindje civile: Të ngrihen kuksianët

Please login to join discussion







TE FUNDIT

Rama-Kurti dhe marrëveshja e Ohrit, caktohet mbledhja e dy qeverive

Rama-Kurti dhe marrëveshja e Ohrit, caktohet mbledhja e dy qeverive
26 Mars, 2023

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar marrëveshja e arritur në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ishte...

Lexo më shumë

SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
26 Mars, 2023

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi...

Lexo më shumë

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur

Ishte në arrest shpie, i riu në Tiranë qarkullonte me makinë i armatosur
26 Mars, 2023

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me automjet i armatosur dhe kishte shkelur masën e sigurisë...

Lexo më shumë

Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër

Një jetë hekurkthyes në Gjirokastër
26 Mars, 2023

Ky është Shkëlqim Muço. Është nga të paktet hekurkthyes në Gjirokastër. Nuk e ka trashëguar këtë zanat, por e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com