Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Le t’i puthim duart”, Mediat iraniane lavde ndaj sulmuesit të Salman Rushdie

2022/08/13 at 6:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Le t’i puthim duart”, Mediat iraniane lavde ndaj sulmuesit të Salman Rushdie

FILE — Author Salman Rushdie talks about the start of his writing career, during the Mississippi Book Festival, in Jackson, Miss., on Aug. 18, 2018. Rushdie, the author whose writing led to death threats from Iran in the 1980s, was attacked Friday while giving a lecture in western New York. (AP Photo/Rogelio V. Solis, File)

Mediat iraniane dhe mbështetësit e linjës së ashpër të udhëheqjes fetare të vendit përshëndetën sulmin e së premtes në shtetin e Nju Jorkut ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, i cili është përballur me kërcënime me vdekje nga Teherani për më shumë se tre dekada.

Rushide u godit disa herë me thikë në qafë të premten gjatë një leksioni të hapur që po mbante në qytetin Chautauqua, në New York . Sipas agjentit të tij, Rushdie është lidhur me një ventilator dhe mund të humbasë një sy për shkak të sulmit. I dyshuari është arrestuar nga forcat e rendit.

Rushdie ka jetuar nën kërcënim që kur lideri revolucionar iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva, ose dekret fetar, duke bërë thirrje për të vrarë autorin me origjinë indiane për librin e tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”, të cilin disa muslimanë e konsideruan si mosrespektim të profetit Muhamed.

Pas goditjes me thikë, një citim i liderit suprem aktual të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke thënë se fetvaja ishte “qëlluar si një plumb që nuk pushon derisa të godasë objektivin e tij”, u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, sipas The New York Times.

“Kjo meriton përgëzime: Dashtë Zoti, ne do të festojmë së shpejti kalimin e Salman Rushdie në ferr,” citohet të ketë postuar në Twitter eksperti konservator Keyvan Saedy.

Gazeta ultra-konservatore iraniane Kayhan përshëndeti të shtunën sulmuesin që sulmoi Rushdie.

“Bravo për këtë njeri të guximshëm dhe të ndërgjegjshëm që sulmoi të shthururin Salman Rushdie në Nju Jork”, shkruante gazeta, shefi i së cilës emërohet nga Khamenei. “Le t’i puthim duart atij që theri qafën e armikut të Zotit me thikë”, shtoi e përditshmja.

Ndërsa, gazeta konservatore Khorasan mbante një imazh të madh të Rushdie me titull: “Satani në rrugën për në ferr”.

Po ashtu, gazeta e lajmeve Eghtesad Salem botoi një shkrim duke thënë se sulmi me thikë u dërgoi një mesazh zyrtarëve amerikanë se ata do të gjurmoheshin për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani në janar 2020, duke përmendur në mënyrë specifike ish-presidentin e SHBA Donald Trump dhe ish-sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.

“Zbatimi i urdhrit për vrasjen e Salman Rushdie 33 vjet pasi u lëshua u dërgon një mesazh zyrtarëve amerikanë se ata duhet t’i frikësohen hakmarrjes së Iranit për gjeneralin Qassem Soleimani, deri në vdekjen e tyre, edhe nëse hakmarrja zgjat 33 vjet,” thuhet në shkrim.

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë ende ndonjë koment zyrtar mbi sulmin me thikë kundër Rushdie.

Ndërkohë, në Teheran, disa qytetarë të gatshëm për të folur për Associated Press shprehën lavdërime për sulmin ndaj shkrimtarit që sipas tyre njolloste besimin islam.

“Unë nuk e njoh Salman Rushdie, por jam i lumtur të dëgjoj se ai u sulmua pasi ai ofendoi Islamin,” tha Reza Amiri, një 27-vjeçar.

“Ky është fati i kujtdo që fyen shenjtërinë.” Mohammad Mahdi Movaghar, një 34-vjeçar banor i Teheranit, përshkroi se kishte një “ndjenjë të mirë” pasi pa Rushdie të sulmuar. “Kjo është e pëlqyeshme dhe tregon se ata që fyejnë gjërat e shenjta të ne muslimanëve, përveç dënimit në ahiret, do të ndëshkohen edhe në këtë botë nga duart e njerëzve”, tha ai.

Të tjerë, megjithatë, shqetësoheshin se sulmi pavarësisht pse u krye mund të dëmtonte Iranin ndërsa përpiqet të negociojë mbi marrëveshjen e tij bërthamore me fuqitë botërore. “Kjo do ta bëjë Iranin më të izoluar,” paralajmëroi ish-diplomati iranian Mashallah Sefatzadeh./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
Tensionet me Pekinin, Tajvani: 13 avionë kinez shkelën hapësirën tonë

Tensionet me Pekinin, Tajvani: 13 avionë kinez shkelën hapësirën tonë

Gjermani/ Masa të reja për kursimin e energjisë

Gjermani/ Masa të reja për kursimin e energjisë

Seminari i Gjuhës Shqipe mbledh mbi 150 studiues nga bota

Seminari i Gjuhës Shqipe mbledh mbi 150 studiues nga bota

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com