Bota

Tensionet me Pekinin, Tajvani: 13 avionë kinez shkelën hapësirën tonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 13/08/22 |
Opi Nion

Trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të ngushticës së Tajvanit. Lajmi është dhënë të shtunën nga ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Një ditë më herët, Tajvani bëri të ditur se dhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit.

Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishullin e pretenduar nga Kina, vizitë të cilën Pekini e kundërshtoi ashpër. Mirëpo, Tajvani tha se vizita të tilla janë rutinë dhe se Kina e përdori atë thjesht si një pretekst për të rritur kërcënimet e saj.

Kina është shprehur se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk do të tolerojë “veprimtaritë separatiste” në ishull. Madje Kina ka kërcënuar se do ta aneksojë Tajvanin me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Ëu, ka thënë më 9 gusht se Kina është duke shfrytëzuar stërvitjet ushtarake si “përgatitje për pushtim të Tajvanit”. Edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake të enjten.

Pas