Bota

Gjermani/ Masa të reja për kursimin e energjisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 13/08/22 |
Opi Nion

Gjermania ka vendosur rregulla të reja për kursimin e energjisë, për shkak të kufizimit rus të eksporteve të naftës dhe të gazit në Europë.  Rregullat e reja i njoftoi Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Në një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, Habeck njoftoi se ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërsa shtoi se ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës. “Pronat publike, me përjashtim të spitaleve dhe pjesëve të tjera të sistemit social, natyrisht, do të ngrohen vetëm në 19 gradë Celsius,” tha Habeck.

Komentet e tij vijnë pasi Rusia po zvogëlon furnizimet për Gjermaninë, në atë që mund të shihet si hakmarrje ndaj Berlinit që anuloi gazsjellësin Nord Stream 2 pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Ndërtesat, monumentet dhe reklamat gjithashtu nuk do të ndriçohen më gjatë natës si pjesë e masave më të fundit të kursimit të energjisë”, tha Habeck. Masat do të jenë në fuqi për gjashtë muaj./Opinion.al

Pas