Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Temps (1939) / Deklarata për shtyp e Faik Konicës nga Amerika : Agresioni i Italisë si një grusht në fytyrë !

2017/04/28 at 6:43 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbushet “amaneti” i Faik Konicës, perfiton Biblioteka Kombetare

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  28 Prill 2017


Të dielën e 9 prillit 1939, gazeta franceze « Le Temps » i ka dedikuar një hapësirë të veçantë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Ajo ka botuar asokohe një seri reagimesh në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ku bie në sy gjithashtu reagimi i atdhetarit, diplomatit, politikanit dhe patriotit shqiptar, Faik Konicës.

Gazeta shprehet se ministri i Shqipërisë në Uashington, Z. Konica, ka vizituar të premten pasdite (d.m.th, 7 prill 1939), Z. Cordell Hull (Sekretarin amerikan të shtetit), me të cilin ka diskutuar për situatën në Shqipëri.

Para takimit me zyrtarin amerikan, diplomati shqiptar i ka dërguar shtypit deklaratën e mëposhtme, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

franc

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Përfaqësitë shqiptare në Londër dhe Paris tashmë kanë publikuar deklaratat e tyre me të cilat natyrisht jam dakord. Unë jam shumë larg Shqipërisë dhe nuk kam asnjë lajm të drejtpërdrejtë nga qeveria ime; kështu që unë nuk kam asgjë për të thënë si ministër.

Si shqiptar dhe  ish-kreu i partisë nacionaliste shqiptare, unë do të bëj një deklaratë të shkurtër : Italianët kanë shumë cilësi të admirueshme dhe janë një popull i madh, por i Plotfuqishmi, në planet e tij të fshehta, u mohoi atyre të gjithë kuptimin kalorësiak.

Në momentin kur mbretëresha po sillte në jetë fëmijën e saj, italianët goditën befasisht. Nëna u detyrua të largohet nga shtrati me një fëmijë dy ditor, dhe të kërkojë strehim jashtë Shqipërisë. Do të ishte kundër natyrës së italianëve të prisnin disa javë përpara se të bënin këtë veprim.

Ky agresion, pa asnjë provokim nga pala shqiptare, me një diferencë dyzet me një (numër banorësh) apo një mijë me një të armatosur, çfarë do t’u sjellë ? Sigurisht, asnjë përfitim me kohën dhe asnjë nder.

Një kampion i mundjes, që dëshiron të masë forcën e tij, nuk përballet me një fëmijë, por sfidon një mundës tjetër të nivelit të tij. Unë e di se italianët qeshin me këto pikëpamje (krahasime). Ne gjithmonë tallemi me atë që nuk e kuptojmë. Unë nuk besoj se dikush do të admirojë Italinë për atë që ajo ka bërë.

Ashtu si intelektualë të tjerë shqiptarë, unë endërroja një bashkëpunim kulturor, ekonomik dhe politik të ngushtë dhe të ndershëm me Italinë. Përgjigjeja ‘elegante’ e Italisë ndaj kësaj ëndërre është një grusht në fytyrë ! »

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-deklarata-per-shtyp-e-faik-konices-nga-amerika-agresioni-i-italise-si-nje-grusht-ne-fytyre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Etiketa: agresioni i italisedeklarata per shtypkonica


Ju sugjerojmë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
Hiqen dokumentacionet shtesë për vizat në SHBA, ja çfarë ju duhen

Ambasada e SHBA reagon për zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit

Kryemadhi: Konflikti na pengon të ecim para me reformën në drejtësi

A do largohet Monika Kryemadhi nga LSI? Bashkëshortja e Presidentit, i jep fund dilemës

Dekreti i ministrave, Meta: Qeveria konflikt artificial me Presidentin

Nishani i telefonon Metës, e uron për zgjedhjen si President Republike
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}