Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se nëse do të ndodhte një Luftë e tretë Botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.
Deklarata është njoftuar nga agjencia e lajmeve RIA.
Lavrov ka thënë se Rusia, e cila nisi atë që e quan një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të dispononte armë bërthamore./Opinion.al