Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laura: Si u dashurova me George Bush, në dasëm menuja kishte pulë dhe oriz

2018/11/05 at 4:28 PM
në Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Laura: Si u dashurova me George Bush, në dasëm menuja kishte pulë dhe oriz

Laura Bush nuk ishte e vetmja adoleshente në Teksas që natën i pëlqente të shihte qiellin e mbushur me yje. Nga fushat e bejzbollit, nga rrёshqitёset e oborreve dhe sheshet e lojërave ishte edhe njё fёmijё tjetёr qё dёgjonte zhurmat e bretkosave dhe shikonte yjet. Ky ishte George Bushi. Midlandi i fёmijёrisё së saj ishte edhe Midlandi i fёmijёrisё sё tij.

Ata ishin njё moshё dhe shtёpitё i kishin vetёm dhjetё blloqe larg njёra-tjetrёs. Ai nё Ohio, dhe ajo nё Princeton. Por kur ishin fëmijë nuk do të luanin asnjëherë bashkë. Ajo e kujtonte atë gjithmonë nga larg, me pamjen e heshtur të një djaloshi të thjeshtë teksasi.


Por si ndodhi takimi i parë mes tyre? Në kujtimet e saj Laura Bush do të tregonte se ishte bashkëshorti i mikes së saj të ngushtë që prej një viti i thoshte se donte ta prezantonte me mikun e tij të ngushtë, që ishte Xhorxh Bush.

Në atë kohë Xhorxh Bushi, gërmonte nëpër regjistrat e gjykatës së kontesë për toka që mund të jepeshin për shpim pusesh. Por Laura nuk do të këmbëngulte për këtë takim. Ajo ishte një vajzë që i kishte të gjitha dhe nuk këmbëngulte për dashurinë. Ndaj e mori ngadalë prezantimin.

“E kujtoja ashtu vagëllimthi Xhorxhin nga klasa e shtatë, gati njëzet vjet më parë.

E dija që i ati kishte kandiduar për senator. Dhe kishte humbur në vitin 1970, kur u vendosa për herë të parë në Hjuston. Mendoja se Xhorxhi duhej të ishte shumë i interesuar për politikën. Në një kohë që unë s’isha”, kujton ajo. E takimi i tyre do të ndodhte një ditë korriku.

“Vesha një fustan plazhi ngjyrë blu, ngava veturën deri te kryqëzimi i rrugëve. Dhe eca në këmbë deri te dera e shtëpisë së madhe me tulla kafe të Xhenit dhe Xhouit. Gjinkallat zukatnin dhe gumëzhima e kondicionerëve që i mbanin të freskëta shtëpitë e përvëluara nga dielli e mbyste zhurmën e krahëve të tyre vibrues. Xhoui po rrinte te skara. Nuk ishte ndonjë mbrëmje e përgatitur me kujdes të madh. Ishim vetëm ne të katër – Xheni, Xhoui, Xhorxhi dhe unë – që u ulëm jashtë dhe hëngrëm hamburger. Qeshëm dhe biseduam deri afër mesnatës.

Të nesërmen, më ra telefoni. Ishte Xhorxhi. ‘Hajde shkojmë për një minigolf,’ tha ai. Dhe kështu bëmë. Ndërsa Xheni dhe Xhoui na ndiqnin sikur të ishin kujdestarët tanë”, kujton Laura Bush.

Sheshi i minigolfit ishte nga vendet më të lezetshme të Midlandit. Ndodhej mes një pylli të vërtetë me dru vidhi që edhe në dheun e Teksasit Perëndimor kishin hedhur shtat e ishin hijeshuar. Ata do të luanin golf nën dritën e yjeve dhe sdo të pushonin së qeshuri. “Pastaj u ktheva në Ostin dhe Xhorxhi nisi të më vizitonte për fundjavë.

Ndonjëherë, të premteve në darkë vinte me avion ose me makinë, por nuk mungonte asnjë fundjavë, me përjashtim të javës së fundit të gushtit kur u nis për në Mejn që të takohej me familjen. Barbara Bushi kënaqet kur tregon se atë verë Xhorxhi ndenji vetëm një ditë në Kenebunkport.

Kur mori në telefon apartamentin tim ‘Se kush iu përgjigj,’ thotë ajo, ‘dhe ai iku me vrap të merrte avionin për t’u kthyer në punë.’ “ kujton Laura. Nuk do shumë për të kuptuar se mbrëmjen e parë të takimit të tyre, dy të rinjtë e kanë pëlqyer menjëherë njëri tjetrin, pasi vetëm disa muaj më pas Xhorxh Bush do ti kërkonte të martoheshin.”

Ishim shoqëruar vetëm gjashtë ose shtatë javë, por fëmijëria e tij dhe ajo imja ishin aq të njëjta dhe botët tona aq të gërshetuara, saqë ne sikur njiheshim gjithë jetën me njëri-tjetrin. Më pëlqente shumë mënyra si më bënte për të qeshur dhe e admiroja vendosmërinë e tij.

Ma thoshte zemra se ai ishte njeriu i duhur. E vështrova e i thashë po. Atë të dielë në darkë, ai arriti në Midland dhe u drejtua për në Humble Avenue për të folur me prindërit e mi”, kujton Laura.

Pas drekës në shtëpinë e Bushëve, i ati i Xhorxhit nxori kalendarin e xhepit dhe nisi të shihte cila ishte fundjava më e përshtatshme. Pas disa minutash zgjodhi ditën e martesës: 5 Nëntor, 1977, një ditë pas ditëlindjes së Laurës. Ftesat e dasmës do të ishte e ëma që do ti shkruante me dorë.

”Kërkova dy javë leje në Dawson dhe bashkë me Riganin nisa të dilja në dyqanet e Ostinit për të blerë fustanin e nusërisë. Kisha qenë në disa dasma të bujshme në Teksas dhe kisha parë se nuset vishnin një fustan të bardhë e të gjatë me vel të zbukuruar me dantella dhe mbrapa iu vinin një mori shoqëruesesh.

Unë dhe Xhorxhi donim një kremtim të thjeshtë. E bleva fustanin e nusërisë, një fund e një bluzë mëndafshi në ngjyrë fildishi në një dyqan që quhej Maharani ku shumica e rrobave vinin nga India ose Afganistani. Do të mbaja një buqetë me gardenie dhe do të vija gardenie edhe në flokë. Shoqërues të dhëndrit dhe shoqëruese të nuses nuk kishim.

Ftuam vetëm njerëzit e afërm të familjes dhe shokët e shoqet e ngushta. Nja shtatëdhjetë e pesë veta, një dasmë shumë e vogël për standardin e Teksasit.” kujton Laura. Por më shumë nervozë sesa nusja dhe dhëndri ishin Xheni dhe Xhoui që I kishin prezantuar. Asnjëri nga ata nuk e kishte menduar se ftesa e tyre për darkë do të na çonte në altar pas tre muajsh.

Ata u martuan të shtunën paradreke në Kishën e Parë Metodiste ië Midlandit. “Në atë kishë kisha shkuar gjatë gjithë kohës së fëmijërisë; atje isha pagëzuar që bebe, atje kisha mësuar të këndoja me korin dhe atje shkonte çdo të diel edhe nëna. Ceremonitë e martesave metodiste janë të shkurtra. Sidomos ajo jona që nuk kishte as shoqëruese, lëvizja e të cilave mes rreshtave të stolave do të kishte ngrënë edhe ca minuta të tjera. Ishte një ceremoni e përsosur për një ‘lëneshë’ dhe një ‘beqar të fisshëm.’

Darka e përgatitjes u shtrua një natë përpara martesës në sallën e vallëzimit. Nën katin përdhes të hotelit të ri Hilton. Darkën e jepnin Barbara dhe Xhorxh Bushi dhe menuja ishte me pulë dhe oriz.

Kur nisën ta shtronin, nëna u bë gëlqere në fytyrë. Dreka që do të jepnim të nesërmen pas ceremonisë në Midland Racquet Club kishte të njëjtën menu. Nënës dhe Barbarës as që iu kishte shkuar mendja t’i diskutonin menutë. Me t’u gdhirë e nesërmja, nëna thirri organizatorin e drekës për të parë se mos ndryshonim ndonjë gjë, për ta zëvendësuar orizin me makarona a me diçka tjetër. Por ushqimi ishte në procesin e përgatitjes dhe të ftuarit tanë hëngrën përsëri pulë dhe oriz”, kujton Laura.

Xhorxhi po priste tek altari. Një natë më parë, kur u çua të ngrinte dollinë, ai kishte qarë. “Xhorxhi dhe babai i tij janë burra shumë sentimentalë. Në vitet që do të vinin, largësia e ftohtë e televizionit do ta errësonte për të tjerët dashamirësinë, ndjeshmërinë e thellë dhe zemrën e tyre të hapur.

Xhorxh Herbert Uoker Bushi* as që do të provonte të ngrinte një dolli. Vetëm Barbara foli. Atë mëngjes, xhamat me ngjyra të dritareve do të vetëtinin nga drita duke lëshuar mbi stolat e thjeshtë prej druri të kapelës shëmbëlltyrën e motiveve të tyre të hijshme. Më vonë, mësova se deri tek altari ishin plot tridhjetë e një hapa, kurse pjesa tjetër shkonte deri në fund të jetës sime”, kujton Laura. Për e mjaltit ata zgjodhën plazhet e Kozumelit në Meksikë. /GSH

 

Etiketa: dashuriGeorge Bushlaura


Ju sugjerojmë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Para
Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë rrugën, preken 300 banesa dhe biznese

Banorët e 'Astirit' bllokojnë rrugën, preken 300 banesa dhe biznese

Instagram do të sjellë një mënyrë të re për dërgimin e mesazheve

Si të merrni shumë like te fotot që postoni në Instagram?Zbulojeni tani!

Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Loja me zara e kryeministrit
















TE FUNDIT

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
3 Janar, 2026

Një 44-vjeçare në Tiranë, në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar...

Lexo më shumë

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?
3 Janar, 2026

I paraqitur kryesisht si një akt për mbrojtjen e popullsisë amerikane nga një regjim venezuelian që kërkon të destabilizojë Shtetet...

Lexo më shumë

U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros

U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros
3 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha në "Fox & Friends Weekend" se diktatori venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij u dërguan...

Lexo më shumë

A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?

A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?
3 Janar, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk ka pasur asnjë rol në operacionin ushtarak të SHBA-së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com