Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Loja me zara e kryeministrit

2018/11/05 at 5:38 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada METAJ


Shahu nuk është lojë popullore në Shqipëri, por kryeministri ynë që, vë bast, se nuk duhet të ketë luajtur kurrë shah, e përdor shpesh këtë lojë strategjiste për t’u shfaqur si lojtar i fortë politik.

Ai e përsëriti fjalinë klishe “Politika është shah” për t’u dukur sikur po menaxhonte pafuqinë e tij për dështimin në emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, për të cilin, deri tani, dimë vetëm që, nga pikëpamja institucionale, është “i papërshtatshëm”.

 Në këndvështrimin kushtetues, edhe pse nuk përmendet qartaz, Fatmir Xhafa vijon ende të jetë ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Asnjë emërim i kryeministrit nuk ka fuqi mbi votën e parlamentit që është i vetmi institucion që ka fuqi për të “vulosur” emërimin e një ministri. Mënyra që zgjodhi sot Edi Rama për të qeverisur me zv ministra nuk bie ndesh me kushtetutën por është zgjidhje e përkohshme,komode për momentin kur marrdhënia  e tij me presidencën nuk është në ditët më të mira dhe për pasojë mund të konsiderohet një zgjidhje hileqare.

Pavarësisht  nga manovra me zëvendësministra, Rama nuk i shpëton dot  përgjegjësisë  për qeverisjen e ministrisë së brendshme pa votëbesimin  e Kuvendit (sikurse do ndodhte, po të kishin shkuar gjërat sipas kushtetutës). Me këtë veprim Rama po e nxjerr ministrinë e brendshme jashtë sistemit kushtetues, duke ia hequr atë votëbesimit parlamentar.

Ky handikap mund të  duket “çikërrimë” sot, por dinamika e zhvillimeve  mund t’ia shndërrojë atë  në gur sizifi nesër, aq më tepër që dikasteri i pavotëbesuar nuk është kaq i parëndësishëm, sa  të  lihet kaq lehtësisht jashtë sistemit.

Por meqë respektimi i kushtetutës nuk ka qenë ndonjëherë merak i madh për politikanët shqiptarë,që e kanë ndryshuar atë disa herë duke ia përshtatur kushteve dhe momenteve politike,analiza më e qartë duhet bërë në rrafshin politik të marrdhënieve mes institucioneve dhe aktorëve politikë. Edhe pse presidenti mund të ketë arsyet e veta bindëse për mosdekretimjn e zotit Lleshi,akti i tij është padyshim një veprim i qartë politik i një njeriu që në këto 20 vitet e fundit ka patur rol kryesor në çdo zhvillim të rëndësishëm politik në vend. Fakti që Kushtetuta ja ka kufizuar presidentit kompetencat krahasuar me paraardhësit e tij, nuk e la Ilir Metën në hijen e një presidenti honorifik,që vulos ato që firmos kryeministri.

Kjo dhe deklarata e mëvonshme  e tij ku jo rastësisht përmenden “sekretarët e parë të partisë”,ravijëzon qartas politikanin që nuk pranon të jetë në rreshtin e dytë të betejës politike. Ndërsa në rastin e mosdekretimit të ligjit për teatrin presidenti Meta bëri një argumentim të qartë juridik,këtë herë ai ka “matur forcat” politikisht me mazhorancën,duke dhënë ndoshta mesazhin e qartë se kriza e skandaleve që kanë përfshirë Shqipërinë këto kohë mund të pasohet dhe nga një krizë institucionale,zgjidhja e së cilës nuk mund të gjendet në marifetet e komunikimit publik të kryeministrit.

Përzgjedhja e kandidaturës së Vitore Tushës për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit është një tjetër lëvizje që i jep avantazh presidentit dhe zhvlerëson akuzat se ai po bënte pazar me Ramën për këtë post. Zonja Tusha e ka kaluar procesin e vetting-ut dhe si e tillë zor se mund të gjesh ndonjë arsye për ta kundërshtuar këtë kandidaturë edhe pse duket qartas që marrdhënia e kushtëzuar e opozitës me parlamentin do të sjellë votimin e saj me votat e mazhorancës.

Si politikan me eksperiencë dhe stofën e personazhit që ka pësuar ulje ngritje të mëdha në karrierën e tij politike,Ilir Meta është rikthyer në skenë duke përdorur të njëjtat kompetenca që paraardhësit e tij nuk i shfrytëzuan edhe kur mund ta bënin për të dëshmuar se një politikan di të jetë protagonist edhe kur kushtet nuk ja mundësojnë.

Për shkak të një lëvizje rë gabuar të kryeministrit, me kandidatin e gabuar për Minister, Ilir Meta ka nxjerrë në dritë një të vërtetë që Rama është përpjekur ta fshehë për 5 vjet: se Edi Rama nuk është më i fortë sesa klanet brenda Rilindjes.

Akti i Ilir Metës dhe vendimi aspak prej shahisti i Edi Ramës për të drejtuar ministrinë më të rëndësishme me një zëvendësministër jopartiak zbuloi se klanet, intrigat për pushtet dhe paktet me kriminelë e mafiozë nuk janë më telenovela, por realiteti i partisë që drejton vendin dhe sot, nuk ka fuqinë për të patur një Ministër të Brendshëm që nuk prish balancat e drobitura brenda Rilindjes.

 

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

8 Qershor, 2026 12:32 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Kamëz

8 Qershor, 2026 12:06 pm
Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli
Kronikë

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

8 Qershor, 2026 10:10 am
Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot
Aktualitet

Pankartat në protestë, ironizon Rama: Ato më të “nxehtat” s’i postoj dot

8 Qershor, 2026 9:36 am
Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Para
Gjiko na tregon portofolin plot me para teksa i blen Elitës dhurata luksi

Nepsi i shtatzënisë: Elita Rudi tregon ushqimin e preferuar

Çiljeta tregon operacionin në fytyrë, askush nuk e dinte

Çiljeta tregon operacionin në fytyrë, askush nuk e dinte

Po nuk mori masa kundër armëve kimike, Perëndimi ka për ta pësuar

Po nuk mori masa kundër armëve kimike, Perëndimi ka për ta pësuar
















TE FUNDIT

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
8 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm midis Iranit dhe Izraelit, në...

Lexo më shumë

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Qershor, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Paskuqanit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person...

Lexo më shumë

Vrasja me armë zjarri në Kamzës, identifikohet viktima

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
8 Qershor, 2026

Identifikohet viktima e vrasjes në Kamzës. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Ardian Baloshi. Ky i fundit raportohet se humbi jetën në...

Lexo më shumë

Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor

Miratohet në parim Amnistia Penale, kalon në seancë më 18 qershor
8 Qershor, 2026

Projektligji për Amnistinë është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë. Në seancë plenare është parashikuar të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}