InstaBIZ

Latinet nuk njohin moshë, ja si duket sot aktorja juaj e preferuar e telenovelave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 02/08/18 |
b.f

Ajo ka qenë protagoniste në shumë telenovela meksikane, të cilat patën shpërthimin në fillimin e viteve 2000 në Shqipëri. Ana de la Reguera, të cilën me siguri do ta kujtoni më mirë në rolin e Marias te “Për ty”, telenovela e parë e dubluar në shqip, sot ka një karrierë për t’u patur zili.

Thuhet se latinet nuk njohin moshë, kjo duke pasur parasysh Jennifer Lopez, Shakira, apo Sofia Vergara, të cilat i kanë kaluar të dyzetat, janë afër të pesëdhjetave dhe ende duken mahnitëse e bombastike.

Përjashtim nuk do të bënte as de la Reguera, e cila sot numëron 41 vite mbi kurriz dhe duket më seksi se kurrë.

Ana de la Reguera ka fituar edhe shumë role të tjera në filma e seriale televizive mjaft të ndjekura përveç telenovelave, ku mund të përmendim Narcos apo Anger Menagement./Opinion.al

 

Pas