-U tha në Opinion

Largimi i Geldis Nanos, Kim: Nuk e prisnim, ne mendonim se ishte një partner i mirë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:35 - 29/09/22 |
Opi Nion

Vendim të papritur e ka cilësuar ambasadorja e SHBA shkarkimin Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në emisionin “Opinion”, Kim e ka cilësuar një bashkëpunëtor të mirë Nanon, duke e vlerësuar atë si për punën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.

Pas