Kreu i LZHK Dashamir Shehi duke komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, tha ndër të tjera, se me apo pa Bashën dhe Berishën, Shqipëria do të ketë opozitë.
“Ndjehem kaq keq nga kjo histori. More ju thashë: Ju e bëtë hero Berishën, e nxorët nga njerëzorja dhe e bëtë mit. Berisha po harrohej në një farë mënyre. Tani na është kriju një ide; Berisha, Luli. Do ketë opozitë Shqipëria edhe pa këto. Janë me mijëra djem e vajza të ndershëm dhe do vazhdojnë të bëjnë opozitë dhe mund ta bëjnë më të mirë.
Nja dy deputete sa nuk qajshin: O ca na ndodhi! Ça na ndodhi mor bir? Po vritet njeri? Shyqyr jemi në një situatë në të cilën po flasim si njerëz. Berisha po bën një konferencë, sigurisht që 20-30 vjet që ka në politikë do ketë një ushtri të vogël nga pas”, tha Shehi./Opinion.al