Sport

Largimi i Allegrit, Juventusi nis kontaktet për trajnerin e ri


               Publikuar në : 13:20 - 21/05/19 |
Opi Nion

Pas largimit të Massimiliano Allegrit, Juventusi ka nisur kontaktet e para për zëvendësuesin e tij.

Sipas “Goal”, presidenti i Juventusit po përpiqet të afrojë te “Zonja e Vjetër”, trajnerin aktual të Chelseas, Maurizio Sarrin.

E ardhmja e Sarrit në “Stamford Bridge” ende mbetet enigmë, pasi “Blutë” do luajnë edhe finalen e Europa Leagues ndaj Arsenalit më 29 maj.

Pas propozimit të bërë nga presidenti i Juventusit, pritet që Sarri të marrë një vendim përfundimtar pas finales./ Opinion.al E.Xh.

Pas