Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajmi i Fundit/ Përfundon takimi, Rama-Basha ka marrëveshje mes palëve

2017/05/18 at 1:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lajmi i Fundit/ Përfundon takimi, Rama-Basha ka marrëveshje mes palëve

Ka përfunduar takimi prej më shumë se tre orësh ‘kokë më kokë’, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit.


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister plus”, ndërsa theksoi se ditën e nesërme do bëhet publike marrëveshja.

Basha theksoi se marrëveshja do të bëhet e detajuar dhe e qartë në 24 orët e ardhshme. Edhe Rama është shprehur se nuk ka se çfarë të shtojë më shumë. 

Më pas, Rama dhe Basha, kanë shtrënguar duart para kamerave. 

(Momenti i shtrëngimit të duarve) 

Pas takimit gjithëpërfshirës, në sallën “Pjetër Arbnori” në Kryesinë e Kuvendit është zhvilluar takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Takimi ka nisur pas tryezës së kryetarëve të partive, rreth orës 22:00 në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Rama dhe Basha u takuan ‘kokë më kokë’ kur mbeten edhe pak orë nga skadimi i afatit të fundit që kreu i qeverisë i vendosi opozitës për të hyrë në zgjedhje.

Kërkesa ka ardhur në takimin mes kryetarëve të partive, të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, ku të pranishëm ishin Rama dhe Basha.

Aleatët ishin ata që dhanë shenjat e para të marrëveshjesh. Shpëtim Idrizi e ka quajtur një bisedë racionale, duke lënë të kuptohet që po shkohet drejt një marrëveshjeje.

Por edhe krerët e partive të tjera që folën më herët lanë të kuptohet e njëjta gjë. Pas takimit të thirrur nga krerët e partive të vogla, deputetja Mimoza Hafizi dha pak detaje nga tryeza e bisedimeve, por tha se një takim mes Ramës dhe Bashësh po zhvillohet “tet a tet”, në Kryesinë e Kuvendit.

(Pak çaste para fillimit të tryezës së partive)

Ja çfarë thanë disa prej krerëve të partive të vogla sapo dolën nga takimi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë:  

Idrizi: PDIU i qëndron faktit që paketa McAllister është një paketë e plotë dhe i jep opozitës të gjitha garancitë.

Është një diskutim që po bëhet edhe për datën dhe mendoj që data 16 korrik arrin të ezaurojë të gjitha problematikat që paraqet opozita. Unë bëra thirrje për një mundësi që ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Shpresoj shumë që ky takim që po vazhdon midis z.Basha dhe Z.Rama të gjendet një zgjidhje.

Kishte një kundërpropozim të zt.Rama që ishte pak më i ndryshëm por në fund fare arriti t’i jepte garanci opozitës. Ne do ta mbledhim Parlamentin nga Vettingu dhe pastaj nga ndryshimet e tjera. Besoj shumë që zt.Rama dhe Basha të jenë në lartësinë e përgjegjësisë. Nga gjithë qëndrimet në tryezë u pa e nevojshme për një takim mes zt.Rama dhe zt.Basha.

Vasili: Patëm  mundësi të zhvillomin një dialog më të gjerë. Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm në mënyrë të detajuar për produktin e negociatave mes PS-së dhe PD-së. Ne vazhdojmë të jemi të bindur dhe të palëkundur se paketa McAllister duhet zbatuar pikë për pikë. Ishte një paketë që duhej pranuar që në momentin që u bë publike. Asnjëherë nuk është vonë.

Ajo është një bazë shumë e mirë racionale, krijon besim për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediu: Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërta por dhe pozicione të ndryshme, opozita në mënyrë të qartë ka theksuar se ka miratuar pa asnjë kusht paketën nga Yee dhe Ambasadori Lu. Kjo paketë është McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. Po ashtu kemi theksuar se nuk kemi debat për asnjë çështje. Kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive poltike me përjashtim të zoti Rama për ta parë si një paketë funksionale. Opozita është e gatshme ta implementojë këtë paketë nga pika e parë tek e fundit. Që nesër të mblidhet Parlamenti, të bëhen ndryshimet ligjore të domosdoshme për ta bërë të implementueshme këtë paketë. Ky është qëndrimi i opozitës në mënyrë që tu japim mundësi shqiptarëve që të shkojnë në një proces zgjedhor që nuk komandohet nga politika por nga vota e tyre. Nuk ka asnjë qëndrim dhe as një qëllim tjetër.

Hafizi: Dialogu ende nuk ka përfunduar por ne si LIBRA i mbetemi pozicionit të standarteve zgjedhore. Ne kërkojmë që kjo krizë politike të mbyllet me përmirësimin e standarteve zgjedhore, insistojmë tek numërimi elektronik si kusht themelor që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira se ato pararendëse dhe këtë e kemi kërkuar./Opinion.al

Etiketa: Kryesia e Kuvenditperfundon takimirama basha


Ju sugjerojmë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Para
Video/ Basha në çadër pas mesnate: Ndodhi e pabesueshmja

Video/ Basha në çadër pas mesnate: Ndodhi e pabesueshmja

Video/ PD në zgjedhje, arrihet marrëveshja. Ja çfarë thanë Rama-Basha pas takimit kokë më kokë

Video/ PD në zgjedhje, arrihet marrëveshja. Ja çfarë thanë Rama-Basha pas takimit kokë më kokë

Opozita tërheq padinë në Kolegj ndaj 18 Qershorit

Opozita tërheq padinë në Kolegj ndaj 18 Qershorit
















TE FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
7 Korrik, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit u rikthyen sërish mëngjesin e sotëm, pasi Irani qëlloi dy raketa drejt anijeve tregtare. Sipas...

Lexo më shumë

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
7 Korrik, 2026

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
7 Korrik, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}