Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të urës në ish- Bllok në Tiranë. Mësohet se një makinë ka tërhequr zvarrë për 30 metra një të mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia ka identifikuar autorin, dhe është në ndjekje të tij. Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit, apo detaje të tjera nga ngjarja.