Aktualitet

Lajm i fundit/ Vetëvritet me pistoletë brenda komisariatit një inspektor policie

opinion lajm i fundit

               Publikuar në : 09:22 - 24/04/18 |
ri.de.

Një ngjarje tejet e rëndë raportohet nga qyteti i Fierit. Një inspektor policie i ka dhënë fund jetës duke shkrepur armën brenda komisariatit të policisë së Fierit. Ai është Kastriot Fafaj me detyrë oficer i Patrullës për Rendin dhe Sigurinë në Komisariatin e Fierit.

Viktima është nga Semani i Fierit, i martuar dhe baba i dy fëmijeve. Ngjarja e rëndë ndodhi mëgjesin e sotëm, ku polici ka vrarë veten me armën e shërbimit në ambientet e komisariatit. Sakaq, ende nuk bëhen të ditura shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal të vetëvrasjes.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Opinion.al

Pas