Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lajçak: Nuk ka pasur diskutime specifike për arkivat e UÇK

2021/09/17 at 5:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajçak: Nuk ka pasur diskutime specifike për arkivat e UÇK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të prekë rendin kushtetues dhe territorin e Kosovës.


Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi në Prishtinë me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një njoftim të presidencës.

Sipas njoftimit, Lajçak ka thënë në takim se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm.

Në takim është diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidentja ka theksuar se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe po zbaton marrëveshjet e arritura duke e akuzuar Serbinë se nuk po e bën një gjë të tillë.

Mirëpo edhe pala serbe ankohet në atë të Prishtinës për moszbatim të marrëveshjeve, në veçanti atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Gjatë qëndrimit në Kosovë më 15 deri 17 shtator, Lajçak ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe bizneseve.

Ai tha se ende nuk ka një datë të një takimi të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij disa data janë diskutuar gjatë qëndrimit në Prishtinë, mirëpo këtë çështje do ta diskutojë edhe me autoritetet serbe gjatë qëndrimit të tij në Beograd të hënën dhe të martën.

Ai tha se është e rëndësishme që palët janë të angazhuara në dialog mirëpo për një afat se kur mund të arrihet një marrëveshjeje midis dy palëve nuk mund të flitet.

“Ky është një proces i ndjeshëm, serioz, por ai po ecë përpara”, tha Lajçak.

I pyetur në lidhje me çështjen e hapjes së arkivave, temë kjo që kishte nxitur debate në Kosovë, ai tha se “nuk ka pasur diskutime të posaçme për arkivat por është rikonfirmuar ajo që është thënë disa herë më parë se asnjëra palë nuk do të ketë pengesa në qasjen në arkiva”.

“Zëvëndëskryeministri Bislimi më ka thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së dhe se ato janë vetëm arkiva shtetërore”, tha Lajçak.

Në takimin e fundit në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel të negociatorëve, përfaqësuesi i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se palët janë pajtuar që të hapen arkivat në Serbi dhe Kosova të hapë arkivat shtetërore “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, me qëllim që të ndihmohet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka arkiva për UÇK-në.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Përmes tij synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht ua kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve./ REL

Etiketa: Lajçakuck


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ Rriten testimet dhe rastet,11 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 959 raste të reja, rritet numri i viktimave

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

COVID-19/ Shkolla nis normalisht

COVID-19/ Shkolla nis normalisht
















TE FUNDIT

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
13 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili...

Lexo më shumë

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
13 Korrik, 2026

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste. Në një deklaratë me shkrim...

Lexo më shumë

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
13 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e...

Lexo më shumë

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
13 Korrik, 2026

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}