Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

La shtëpinë që të përdorej si shkollë, bashkia s’i jep paratë e qirasë

2021/07/15 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
La shtëpinë që të përdorej si shkollë, bashkia s’i jep paratë e qirasë

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Komar të Njësisë Administrative Buz, rreth 20 kilometra larg Memaliajt. Qytetari Xhemil Xhafa ka një problematikë.

Shtëpinë e tij e kishte lënë kundrejt pagesës për të shërbyer si shkollë. Por nga viti 2018, kur dhe kjo shtëpi funksionoi si shkollë, nuk ka marrë pagesën deri në vitin 2020.

Xhemili tregon se në atë kohë nuk kishte lidhur një kontratë me shkrim me Drejtorinë Arsimore, pasi nuk kishte certifikatën e shtëpisë.

Certifikata ka dalë në 2020 dhe ka marrë pagesën për vitin 2020-2021, por jo për 2018-2019. Pagesa që duhet të marrë është 50 Lekë për metër katror, pra 47 mijë Lekë të vjetra në muaj.

Ai shprehet se Bashkia e Memaliajt nuk ia jep duke e sorollatur.

“Problemi qëndron se në 2018 unë këtë shtëpi ma kanë kërkuar për shkollë dhe e kam dhënë për shkollë. Mirëpo kemi bërë një marrëveshje me Drejtorinë Arsimore, nuk e kemi bërë me dokumente. Mirëpo problemi qëndron se nga 2018, 2019 dhe 2020 mua nuk më paguajnë. Kam patur dokumente për këtë shtëpi, e kam nxjerrë certifikatën nga Hipoteka, mirëpo e kam nxjerrë pak me vonesë. Certifikatën e shtëpisë e kam marrë në Janar 2020. Drejtoresha e shkollës ka dhënë një dokument që nga viti 2018 deri më sot që është në vazhdim që kjo ka funksionuar dhe funksionon si shkollë. Mirëpo problemi është me bashkinë. Më kanë sorollatur, i kam vajtur tek kryetari, te nënkryetarja, te juristi, kam vajtur te të gjithë dhe më kanë dërguar secili më thotë shko te ai dhe si përfundim nuk më kanë dhënë asnjë zgjidhje. Pagesë kam marrë Shtator 2020 dhe 2021. Shuma e ambientit është 50 Lekë/mëtër katrorë. Unë kam 94 metër katrorë dhe i bie 47 mijë Lekë të vjetra në muaj. Dhe këto nuk m’i japin për periudhën që kjo është shkollë. Nuk ka pasur një kontratë më përpara se mua më ka kërkuar certifikatën e pronësisë së shtëpisë. Unë kam vajtur kam pyetur në Hipotekë dhe më kanë thënë që shtëpia figuron mbi emrin tënd dhe kam vajtur në bashki u kam thënë që shtëpia është në emrin tim dhe ata më kanë thënë që kur të biesh certifikatën e shtëpisë, ne do t’i likujdojmë. Mirëpo faktikisht ata nuk e kanë bërë këtë. Unë kërkoj që të marr pagesën e këtyre viteve që nuk m’i kanë dhënë“, shprehet qytetari Xhemil Xhafa.

Drejtoresha e shkollës që e ka përdorur atë ambient e konfirmon faktin se shtëpia e qytetarit është përdorur si shkollë.

“I bëmë një kërkesë bashkisë, për të na rregulluar një ambient.Drejtoria Arsimore thjesht e ka hapur, duke informuar ne që është ky ambient atje dhe s’ka tjetër. Ne kemi informuar, që do ta hapim këtu. Është konfirmuar si shkollë”, shprehet drejtoresha.

Në Bashkinë e Memaliajt, nënkryetarja i thotë Xhemilit se kanë kaluar paratë e vitit 2018, por më pas shprehet, se nuk i takojnë.

Denoncuesi: Ca u bë për atë?

Punonjësi: Kaloi ajo, kaloi.

Denoncuesi: Do t’i marr ato?

Punonjësi: Do t’i marrësh, vetëm fol me financën ku merren lekët!

Denoncuesi: Për ato vitet e para?

Punonjësi: Nga 2017-ta.

Denoncuesi: Nga 2018-ta…Domethënë 2018 e këtej?

Punonjësi: Po, po!

Denoncuesi: Po me kë të flas tani unë?

Punonjësi: Tani fol me financën!

Denoncuesi: Tani ato kanë kaluar vetëm 2020, 2021-shin kanë kaluar.

Punonjësi: Epo i hedhin më mbrapa, avash-avash. Ke shpenzime të tjera, nuk i hedhin dot direkt këta. Për të marrë, do i marrësh ato. E kupton? Se nuk t’i hedhin dot direkt. Do t’i hedhin pak nga pak.

BISEDA ME NËNKRYETAREN  

Denoncuesi: Unë kam problem për ato dy vitet e para.

N/kryetarja: Nuk i merr dot ato, se janë me prapaveprim.

Denoncuesi: Nuk i marr dot ato?

N/kryetarja: Nuk e di! Ne s’kemi qenë në punë, në 2016-ën.

Denoncuesi: Po jo në 2016-ën, në 2018-ën.

N/kryetarja: Po në 2018-ën s’kemi qenë. Kemi ardhur në 2019-ën. Ky është vendimi, që është lejuar marrja, po e kanë një vendim. E kanë këta një vendim. Në 2016-ën është marrë një vendim për marrjen e shkollës me qera. E ke certifikatën, po në atë kohë, që do lidhje kontratën, nuk e kishe certifikatën.

Denoncuesi: Po mirë, objekti pse u mbajt?

N/kryetarja: Tani, unë ta kam mbajtur?

Denoncuesi: Po kush e mbajti?

N/kryetarja: S’kam qenë po të them. Mungesa e certifikatës të ka penalizuar për gjithë këtë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Memaliaj i thotë gazetares së emisionit “Stop” zotëria do të ketë përgjigje zyrtare dhe do të marrë pagesat siç e parashikon ligji. Ai shprehet se nuk ka qenë kryetar në kohën kur objekti është dhënë me qira.

Gazetarja: Për muajt nga 2018-ta dhe më vonë nuk i kanë dalë.

Kryetari: Do të trajtohet nga zyra juridike, sepse pagesa e këtyre rasteve, jepet me vendim të Këshillit Bashkiak.

Gazetarja: Zoti Xhemil ka ardhur disa herë këtu dhe i është thënë do merret tani, nuk merret, se s’ke pas certifikatën atëherë.

Kryetari: Do zbatohet ligji.

Gazetarja: Pse nuk është zbatuar deri tani?

Kryetari: Të lutem, do të zbatohet ligji.

Gazetarja: Pse nuk është zbatuar deri tani? Zotëria vërtet e ka marrë certifikatën në 2020-ën, por është e regjistruar në 2018-ën dhe e ka patur pronën me ligjin e trojeve, pra ka figuruar në emrin e tij. Dhe ju keni një vërtetim nga zyra arsimore, që tregon, që në vitin 2018-2019, 2020-2021 mësimi është zhvilluar dhe po zhvillohet në ambientin e pronarit Xhemil Xhafa. Pra, e vërteton, që prona ka qenë e zotërisë.

Kryetari: Do trajtohet nga Këshilli Bashkiak.

Gazetarja: Kur do trajtohet?

Kryetari: Sipas procedurës. Si mendon, se do ta trajtojmë tashti? Do trajtohet sipas ligjit!

Gazetarja: Ta trajtoni tani! E di cila është më qesharake? Se është 500 lekë të vjetra për metër katror, zotëria vonohet kaq shumë.

Kryetari: Në qoftë se s’është në plan, do kalohet në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak. Unë në 2018-ën nuk kam qenë kryetar bashkie.

Gazetarja: Që s’ke qenë, s’do të thotë, që do t’ia hedhësh fajin atij, që ka qenë më përpara.

Kryetari: Tani, se s’ka funksionuar atëherë, letrat, që i ka sjellë me vonesë, kjo s’do të thotë, që ai do marri lekët, sipas ligjit, sa i takojnë.

Gazetarja: Po mirë, nga 2018-ta, sa vite kanë kaluar?

Kryetari: Të lutem, po të them, që ai do marri lekët sipas ligjit.

Gazetarja: Dhe për pjesën e 2018-2019-ës?

Kryetari: Po sic e lejon ligji, unë nuk mund të them. Nuk jam jurist.

Gazetarja: Po tani mua më duhet një përgjigje nga kryetari i bashkisë, nuk më duhet përgjigje nga një punonjës, që nuk ia ka idenë. Se ju kështu po flisni. Sic e ka ligji, nuk e di.

Kryetari: Do ta marri përgjigjen sipas ligjit. Kaq!

Gazetarja: Si e ka ligji?

Kryetari: Do ta marrësh përgjigjen me shkrim.

Gazetarja: Ka tre vite, që merr përgjigje të ndryshme. Si e ka ligji për këtë rast? Do e përfitojë, apo jo?

Kryetari: Mbaruam bashkë, të lutem! Ato procedura, që janë vonuar do të zgjidhen.

Gazetarja: Dhe do t’i marri lekët?

Kryetari: Patjetër!

/tvklan.al


Etiketa: Bashkia Memaliajqerashtepi


Ju sugjerojmë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Triumf në Moldavi, Partizani në raundin e dytë të Conference League

Triumf në Moldavi, Partizani në raundin e dytë të Conference League

KE nis procedura kundër Hungarisë e Polonisë për diskriminim të LGBT-së

KE nis procedura kundër Hungarisë e Polonisë për diskriminim të LGBT-së

Vrasja e shqiptarit në Mykonos, arrestohen 5 persona me origjinë shqiptare

Vrasja e shqiptarit në Mykonos, arrestohen 5 persona me origjinë shqiptare
















TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com