Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

La Repubblica: Si mafia shqiptare “hëngri” Romën. Roli i Elsa Lilës

2022/05/05 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
La Repubblica: Si mafia shqiptare “hëngri” Romën. Roli i Elsa Lilës

Media prestigjioze italiane La Repubblica ka publikuar një shkrim mbi krimin shqiptar në Romë. Në një artikull me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia, kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, media italiane tregon për historinë e bandave kriminale të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian.
Gazeta duke iu i referohet hetimeve të antimafias së Romës shkruan se shqiptarët kanë arritur të ndërtojnë linja konkurruese të trafikut të drogës nga Kolumbia duke e sjellë atë në Itali me çmime konkurruese.  Në shkrim përmenden drejtuesit e bandave shqiptare Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.


Arben, mbreti i parë
Nëse bashkojmë punën e viteve të fundit të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Prokurorisë Publike të Romës, gjejmë tre emra të përsëritur: Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.

Arben Zogun e quajnë “Riccardino” dhe ai tashmë ka grumbulluar pasuri falë drogës. Ai madje ka zhvilluar një farë aftësie diplomatike në vendosjen e marrëdhënieve të forta me familjet e larta të krimit. Gjatë viteve të burgut në Avellino u njoh me kalabrezin Rocco Bellocco, të klanit Rosarno. Arbeni bën biznes me të gjithë. Nga Fasciani te Sienezët, nga Carminati në ‘Ndrangheta”. Banda e tij “mund të mbështetej në marrëdhëniet e me banda të tjera si ‘Banda della Magliana’, me të mirënjohurit Luciano Crialesi dhe Renato Santachiara”.

Gjithashtu banda ka “krijuar marrëdhënie bashkëjetese me anëtarët e klanit Fasciani të Ostias, me qëllim që të operojë e pa shqetësuar në zonën e Acilias. Arbeni pra, mbreti i parë i një gjinie të re kriminale. Kush do të duhet ta pasojë, tashmë në 2015-n, sillen rreth tij si “engjëjt mbrojtës”: Dorian Petoku dhe Elvis Demçe.

Dorian Petoku

Në vitin 2015, dyert e burgut hapen për Arbenin, por edhe Elvis Demçe, që duhet ta pasojë atë. Ai ndodhej pas hekurave, pasi akuzohej për vrasjen e Federico Di Meo, një 30 vjeçar i vrarë me armë zjarri në Velletri në 2013.

Dorian Petoku do të zvendësoje Arben Zogun. Petoku ka lindur në vitin 1988 në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113 mijë banorë, ku komandoi trafikantët e armëve, njerëzve dhe drogën, edhe falë lidhjeve me politikën.

Kalimi nga Lezha në Ponte Milvio të Romës, duket se nuk e mërzit Dorianin, i cili e mbush shpejt boshllëkun e lënë nga Arbeni, Mbreti i parë.

Në vitin 2018, në rrjetet sociale ai shfaqet mes tufave të kartëmonedhave dhe armëve. Një vit më parë, hetimi “Grande Raccordo Criminale” dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij Fabrizio Fabietti.

Elvis, “Zoti”

Elvisi ka një pamje të ashpër. Ai rrezikoi të kalonte jetën në burg. Por, 36 vjeçari, sa ishte në vitin 2020, ishte i lirë dhe tashmë kishte në dorë gjithçka: urinë, karizmën, ligësinë, aftësitë logjistike dhe kontaktet e duhura. Ai del nga burgu më 19 prill 2020, në pandemi dhe izolim të plotë.  “Unë jam Zoti” shkruan ai në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u kontrolluan nga Ermal Arapaj, shqiptar dhe ai, drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Por tani që ai ka dalë nga burgu, pronari pretendon atë që ai e konsideron të tijën. Ai synoi të rikuperojë “menjëherë qarkun e tij të marrëdhënieve kriminale për të rimarrë kontrollin dhe dominimin në pazaret e kryeqytetit dhe të krahinës (Velletri dhe Acilia)”, shkruajnë magjistratët. Elvis ka patur kontakte me Kolumbinë, Marokun dhe Ekuadorin. Ai punon me ‘Ndrangheta’, bisedon me kupolën e ushtrisë marokene dhe me “trashëgimtarët e Pablos që janë ata të kartelit Medelin.

Në duart e shqiptarëve: Sportistë, këngëtarë, producentë

Dokumentet gjyqësore janë plot me referenca emrash shqiptarë, shkruan artikulli mes të cilëve edhe këngëtarja Elsa Lila, e përjetësuar në sytë e publikut për flokët e mbledhura bisht teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo. Elsa arrestohet pasi kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Elsa kishte rolin edhe të një ‘këshilltareje’. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”. Përgjimi luan një rol të rëndësishëm. Më në fund celularët ‘hapen’ dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Ata kishin një shtëpi në Torrevecchia ndërsa në Acilia ruanin drogën. Makinat i kishin vendosur në emër të të tjerëve dhe kishin dy bare ku bënin takimet e tyre. Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi, Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit. Në dokumentet e hetimit ai cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun. Titi ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta.



Ju sugjerojmë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Para
“O zonjë, po na ngre nervat”, Mark Marku debat dhe me Lorenc Vangjelin

Mark Marku shfaq probleme shëndetësore, qeveria i jep 1 mln lekë për kurim

Në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle, kapet në Vlorë 41-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle, kapet në Vlorë 41-vjeçari

Vuçiç: Pozicioni i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i rëndë

Vuçiç: Pozicioni i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i rëndë
















TE FUNDIT

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}