Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kuvendi të vetëshpërndahet”, Meta ngarkon me përgjegjësi ndërkombëtarët

2020/02/12 at 8:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kuvendi të vetëshpërndahet”, Meta ngarkon me përgjegjësi ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Kuvendi duhet të vetëshpërndahet dhe se institucionet më të rëndësishme të vendit po rrezikojnë delegjitimim të plotë dhe për këtë kanë faj edhe ndërkombëtarët.


Në një intervistë për Euroneës Albania, Meta bëri deklarata të forta në drejtim të Kuvendit por edhe ndërkombëtarëve.

Ai iu rikthye dhe njëherë çështjes së Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ajo po tentohet të kapet nga mazhoranca duke sabotuar reformën në drejtësi.

“Kjo është një drejtësi e vdekur. Unë nuk luftojë për një Gjykatë kushtetuese të Ilir Metës. Unë po mbroj një Gjykatë Kushtetuese me integritet. Ata bënë një lojë të trashë që nuk ka diplomat të korruptuar në Bruksel, Uashington për të relativiziuar përgjegjësinë e z. Dvorani. Ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar kompetencën e tjetër kujt”, tha Meta duke nënvizuar se përgjegjësinë kryesore për këtë e ka kryeministri Rama por Meta shtoi se këtu kanë luajtur rol edhe ndërkombëtarët.

Ai etiketoi me ironi si “heroinë të reformës” ish-ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe shefen e misionit të Euraliusit Agnes Bernhard. Meta tha se, zyra e BE në Tiranë ka përgjegjësi për kapjen e reformës në drejtësi nga mazhoranca qeverisëse.

“Kjo është një çështje mjaft evidente, ata kanë humbur mundësitë për të luajtur rolin e tyre që reforma të bëhej siç është në Kushtetutë. Përgjegjësia e tyre është shumë e madhe. Por nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje, unë kam qenë mjaft bashkëpunues me të gjithë”, deklaroi Presidenti.

Parlamenti sipas tij është jashtë standardeve kushtetuese dhe i deligjitimuar dhe në këto kushte Meta tha se bën mirë të vetshpërndahet.

“Unë mendoj që ky kuvend që bën veprime të tilla që po fton me shpejtësi të madhe delegjitimimin e të gjitha institucioneve, e vetmja punë e mirë që duhet të bëjë është të vetëshpërndahet. Parlamenti është jashtë standardeve të Kushtetutës se duhet të kishte 140 deputetë. Zëvendësimi i deputëtëve ka ndodhur në mënyrë të paligjshme kur kodi ka procedura të qarta. Presidenca është kala për mbrojtjen e kushtetutës, ndaj mazhorancës, opozitës, ndaj vagabondëve ndërkombëtarë që e dinë që kushtetuta e Shqipërisë që mund të përdhoset. Deri më 24 korrik të 2022 është kala nuk afrohet njeri për kushtetutën,” tha Meta.

Presidenti foli edhe për Reformën në Drejtësi duke nxitur palët ta përfundojnë sa më shpejtë megjithëse sipas tij ka probleme më të mëdha. Ai përsëriti edhe njëherë se vendit i duhet zgjedhje të parakohëshme parlamentare, lokale dhe për presidentin. Në lidhje me sistemin elektoral Meta la të kuptohet se është në favor të një ndryshimi.

“Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sistem të vërtet parlamentar demokratik, pra lidhje të deputetëve me qytetarët,” tha ai. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Para
Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli

Skandali në çerdhe, fëmija dhunohet nga personeli

“Reforma në Drejtësi” pëson sërisht ndryshime, Xhafaj me kritika

"Reforma në Drejtësi" pëson sërisht ndryshime, Xhafaj me kritika

Bardhi zbulon kujt i përket mjeti i blinduar që Rama u largua nga selia PS

Lëvizja me Lincolnin e blinduar, Bardhi tre pyetje Ramës për të vëllain
















TE FUNDIT

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}