Aktualitet

Kuvendi Kombëtar, Berisha: PD rilindi përsëri, kjo parti nuk vdes kurrë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 30/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, po mban fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Berisha është shprehur se jemi sot këtu më të fortë se kurrë.

Më tej ai tha se më 11 dhjetor patëm një ditëlindje të dytë si dhe theksoi se kjo parti nuk vdes kurrë, pavarësisht problemeve me të cilat është përballur.

“Jemi sot këtu më të fortë se kurrë më parë. Koha ju thërret ju të çoni përpara kauzën tonë. Me këta delegatë, me drejtimin e ri të PD-së do të bëjmë gjithçka të dalin sa më shumë në krye të kësaj partie, si rruga më e sigurt e fitores së saj.

Demokratët shqiptarë vijnë në këtë kuvend kryelartë me forcë politike, me trashëgiminë e saj. Ajo përmbysi një nga diktaturat më të egra në Europë. Më 11 dhjetor patëm një ditëlindje të dytë, në një kuvend historik, rilindi përsëri PD-ja, kjo parti nuk vdes kurrë, ajo jeton dhe do të jetojë në idealet më fisnike shqiptare”, tha Berisha.

Pas