Aktualitet

Berisha për Bashën: Përfundoi i mbërthyer, bëri pazare me qeverinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 30/04/22 |
Opi Nion

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi edhe ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Ai tha se Basha zëvendësoi vlerat e PD me pazaret me qeverinë dhe së fundmi përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët .

“Rruga e rithemelimit na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Lulzim Basha, i cili e konsideroi këtë parti si sipërmarrje, parimet dhe vlerat i zëvendësoi me pazaret dhe bizneset me qeverinë dhe së fundmi përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët dhe u vërsul me vendime, praktika e qëndrime fund e krye anti demokratike. Shkatërroi forumet, statutin”, tha Berisha./Opinion.al

Pas