Aktualitet

Kuvendi/73 deputetë votojnë ligjin “Për bashkëqeverisje”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:33 - 04/11/21 |
Opi Nion

Kuvendi ka miratuar sot me 112 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim, aktin normative për marrëveshjen me kompaninë Pfizer lidhur me furnzimin me vaksina. Gjithashtu në seancën e sotme është miratuar me 73 vota edhe ligji për bashkëqeverisje, ndonëse më herët gjkatë seancës shkaktoi debate.

Ligji “Për Bashkëqeverisjen” u inicua si një nismë për rikonceptimin dhe riorganizimin institucional të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, duke u nisur nga qëllimi i përfshirjes së qytetarëve, procedurat administrative që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me të drejtat dhe interesat e tyre vetjake, sikurse sanksionohet në parimet e Kodit të Procedurave Administrative, por edhe në proceset e tjera politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Me 113 vota pro, 0 kundër dhe vetëm 1 abstenim është miratuar në Kuvend edhe projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”./Opinion.al

Pas