Aktualitet

“Kushtetuesja”: Karantinimi i emigrantëve në prill 2021 ishte cenim i të drejtës së votës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 09/12/22 |
Opi Nion

Gjykata Kushtetuese e konsideroi cenim të së drejtës kushtetuese për të votuar vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë në 19 prill të vitit 2021, për të futur në karantinë dyjavore emigrantët që hynin në Shqipëri në atë periudhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vendimi u mor në atë kohë vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Ankimimin në Gjykatën Kushtetuese e bëri shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, me objekt: “Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021”.

Gjykata Kushtetuese vendosi “Pranimin e pjesshëm të kërkesës” si dhe “Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor” dhe “Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.

“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Pas