Sport

Kroacia në gjysmëfinale, Brazili jashtë Botërorit 2022



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 09/12/22 |
Opi Nion

Brazili është eliminuar nga Kampionati Botëror në çerekfinale pasi është mposhtur me penallti nga Kroacia. Koha e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa 30 minutat e shtesës u mbyllën 1-1.

Ndeshja nisi tejet e kujdesshme nga të dyja ekipet, me pjesën e parë që u mbyll me raste të paktën për shënim. Ndërkohë, 45 minutat e dyta ishin krejtësisht të ndryshme. Brazili “ndezi motorët” dhe krijoi raste të shumta për shënim, por gjuajtjet u ndalën nga portieri kroat. Takimi shkoi në shtesë, ndërsa seleçao vijoi sulmet. Goli erdhi në minutën e 106, kur Neymar mori një top në mesfushën e Kroacisë dhe pas një kombinimi në hyrje të zonës, kaloi të gjithë mbrojtjen kroate, madje edhe portierit dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, Kroacia nuk u dorëzua dhe barazoi me Petkoviç, duke e çuar ndeshjen te penalltitë, aty ku kroatët u treguan më të saktë, duke eliminuar Brazilin nga Kupa e Botës. Tashmë, Kroacia kalon për të dytin edicion radhazi në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Holandë-Argjentinë.

Pas