Aktualitet

Kushtet për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nga 1 shtatori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 28/08/21 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut ka vendosur se duke filluar nga 1 shtatori  të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët do të hyjnë në territorin e saj duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR për Covid-19, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi , ose testin e shpejtë antigen jo më vonë se 48 orë.

Personat të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

NJOFTIMI 

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Pas