Kronikë

Lezhë/ Makina përplaset me murin, vdes 38-vjeçari, plagoset një tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:01 - 28/08/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin Paulin Gjomarkaj 38 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi Nikolli Gjini, 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Pas