Aktualitet

Kushtet e këqija të motit, anulohen zgjedhjet në 3 QV në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 06/03/22 |
Opi Nion

Zgjedhjet në 3 qendra votimi në Shosh dhe në Pult të bashkisë së Shkodrës janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se nuk ka qenë i mundur dërgimi i komisionerëve në këto qendra.

 “Aty nuk është votuar për arsye objektive. Situata ka qenë shumë e vështirë në kushte ekstreme atmosferike dhe nuk ia vlente barra qiranë që të rrezikonin jetën për të shkuar atje. Edhe në këmbë e kanë patur të vështirë për të shkuar”, u shpreh Celibashi.

Por çfarë pritet që të ndodhë më pas? “Kjo është një çështje për t’u vlerësuar pasi të ketë mbaruar procesi. Kodi Zgjedhor, nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një ose disa qendra votimi dhe numri i zgjedhësve është i tillë që është më i madh se kandidati fitues me të dytin atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë”, sqaroi Celibashi.

Në listë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult janë rreth 1300 votues.  Bëhet fjalë në total për 3 QV, 2 në Shosh dhe 1 në Pult.

Sakaq, Celibashi ka folur edhe për problematikat në Vorë. Ai u shpreh se ka vëzhguar situatën aty dhe procesi është duke zhvilluar normalisht.

“Si nga raportimet që në përgjithësi administrata e KQZ ka marrë, por gjykuar edhe nga ajo që pashë vetë, procesi i votimit aty ishte duke vijuar normalisht. Sjell në diskutim çështjen e mungesës së anëtarëve të Komisionit të QV. Kjo është një çështje që do të gjejë trajtimin e vet ligjor më pas nga KQZ, por procesi aty është duke shkuar normalisht”, tha Celibashi.

 

Pas