Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?

2025/08/07 at 4:28 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?

Është bërë publike lista prej 30 futbollistësh të nominuar për “Topin e Artë 2025”. Gjithashtu janë mësuar edhe emrat që janë të nominuar për trajnerin më të mirë, portierin më të mirë dhe talentin nën 21 vjeç më të mirë.


Do jenë 100 gazetarë nga e gjithë bota që me votat e tyre do shpallin më të mirin e futbollit për vitin 2025. Bie në sy se për herë të dytë pas më shumë se një dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë në listën e ngushtë. Për shkak të dëmtimi mungon edhe fituesi në fuqi, mesfushori i Man. Cityt, Rodri.

‘Theatre du Chatelet’ në Paris do hap dyert më 22 shtator për të mirëpritur më të mirët e botës së futbollit, ndërsa lojtarët, trajnerët kryesorë dhe drejtuesit mblidhen për të festuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Topi i Artë 2025’.

Për edicionin e 69-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, themeluesit e ‘France Football’ po përgatiten për një ngjarje që shpall më të mirët në lojë bazuar në performancat gjatë sezonit që u mbyll, nga 1 gushti 2024 deri më 31 korrik 2025.

Performancat individuale dhe të ekipit, si dhe arritjet së bashku me klasin dhe lojën e ndershme janë kriteret kryesore të përdorura nga një juri ndërkombëtare e gazetarëve të specializuar kur votojnë për lojtarët më të mirë.

Gjatë mbrëmjes, do të ndahen disa çmime të ndryshme (përfshirë trofetë e parë Kopa për femra dhe Yashin për femra), teksa në ceremoninë e këtij viti do të mungojë dy emra kyç për herë të dytë në më shumë se një dekadë, pasi as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo (me tetë dhe pesë fitore respektivisht) nuk janë përfshirë në listën e ngushtë prej 30 lojtarësh të nominuar për çmimin ‘Lojtari i Sezonit për Meshkuj’.

Është interesante se as fituesi i vitit të kaluar, mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri, nuk është përfshirë për shkak të lëndimit për pjesën më të madhe të sezonit.

Pretendentët kryesorë për të fituar ‘Topin e Artë 2025’ janë: Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Desire Doue, Khvicha Kvaratskhelia, Kylian Mbappe, Lautaro Martínez, Pedri, Raphinha, Mohamed Salah dhe Lamine Yamal.

Si zgjidhet fituesi

100 gazetarët sportivë nga e gjithë bota që përbëjnë jurinë votojnë sipas kritereve të mëposhtme; performanca individuale, karakter vendimtar ose spektakolar, vlera kolektive dhe trofetë e fituara. Klasi dhe loja e ndershme merren gjithashtu në konsideratë. Çdo anëtar jurie zgjedh 10 emra, duke i dhënë vendit të parë 15 pikë, vendit të dytë 12, vendit të tretë 10, vendit të katërt 8, vendit të pestë 7, vendit të gjashtë 5, vendit të shtatë 4, vendit të tetë 3, vendit të nëntë 2 dhe vendit të dhjetë 1.

Të nominuarit për çmimet e vitit 2025:

Nominimet për fituesin e ‘Topit të Artë 2025’: Ousmane Dembele (PSG), Giggi Donnarumma (PSG), Jude Bellingham (Real Madrid), Desire Doue (PSG), Denzel Dumfries (Inter), Serhou Guirassy (Dortmund), Erling Haaland (Man. City), Viktor Gyokeres (Sporting Lisbone, Arsenal), Achraf Hakimi (PSG), Harry Kane (Bayern Munich), Khvicha Kvaratskehlia (Napoli, PSG), Robert Leëandoëski (Barcelona), Alexis Mac Allister (Liverpool), Lautaro Martinez (Inter), Scott McTominay (Napoli), Kylian Mbappe (Real Madrid), Nuno Mendes (PSG), Joao Neves (PSG), Pedri (Barcelona), Cole Palmer (Chelsea), Michel Olise (Bayern Munich), Raphinha (Barcelona), Declan Rice (Arsenal), Fabian Ruiz (PSG), Virgil van Dijk (Liverpool), Vinicius Junior (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpool), Florian Ëirtz (Leverkusen, Liverpool), Vitinha (PSG), Lamine Yamal (Barcelona).

Nominimet për trajnerin më të mirë: Antonio Conte (Napoli), Luis Enrique (PSG), Hansi Flick (Barcelona), Enzo Maresca (Chelsea), Arne Slot (Liverpool).

Nominimet për portierin më të mirë: Alisson Becker (Liverpool dhe Brazil), Yassine Bounou (Al-Hilal dhe Marok), Lucas Chevalier (Lille dhe Francë), Thibaut Courtois (Real Madrid dhe Belgjikë), Gianluigi Donnarumma (PSG dhe Itali), Emiliano Martinez (Aston Villa dhe Argjentinë), Jan Oblak (Atletico Madrid dhe Slloveni), David Raya (Arsenal dhe Spanjë), Matz Sels (Nottingham Forest dhe Belgjikë), Yann Sommer (Inter dhe Zvicër).

Nominimet për talentin më të mirë U-21: Pau Cubarsi (Barcelona dhe Spanja), Ayyoub Bouaddi (Lille), Desire Doue (PSG dhe Francë), Estevao Uillian (Chelsea dhe Brazil), Dean Huijsen (Real Madrid dhe Spanjë), Myles Leëis-Skelly (Arsenal dhe Angli), Rodrigo Mora (Porto dhe Portugali), Joao Neves (PSG dhe Portugali) Kenan Yildiz (Juventus dhe Turqi).



Ju sugjerojmë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
Para
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar

Putin: Takimi me Zelenskyn i mundshëm, por ende larg

Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

“Në mbrojtje të UÇK”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

“Në mbrojtje të UÇK”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë
















TE FUNDIT

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
12 Korrik, 2026

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pas konstatimit të tre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike...

Lexo më shumë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
12 Korrik, 2026

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në...

Lexo më shumë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}