Aktualitet

Kush janë shqiptarët “Fast and Furious” që vjedhin me 200 km/orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:38 - 02/12/15 |
b.f

“Fast and Furious” jo më në Hollywood por në Itali aty ku nje operacion i koduar me emrin e serialit të famshëm ka vënë në pranga katër të rinj shqiptarë, të cilët kishin kryer një sërë vjedhjesh në zonën e Udines, Venetos dhe Emilia Romanjës.

Hetimet e policisë kanë nisur një muaj më parë, pas vjedhjes së dy dyqaneve në Latisana dhe Paludo. Pas mbledhjes së dëshmive të banorëve të zonës dhe shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, karabinierët italianë kanë rënë në gjurmët e grupit të hajdutëve.

Ata jetonin në Bolonja.“Goditja” e fundit e grupit të shqiptarëve ka rezultuar ajo që do t’i çonte në pranga. Ata i kanë vjedhur një biznesmeni një sasi ari, bizhuterish me vlerë dhe një makinë “Audi A8”.

Shqiptarët e arrestuar janë Aurel Leka, 24 vjeç, Oltion Balozi, 25 vjeç, Admir Ruçi, 21 vjeç dhe Arben Perskura, 28 vjeç.

Tre të parët ishin në kërkim për vjedhje, ndërsa Perskura ishte dëbuar nga Italia, por ishte rikthyer me emër të rremë.

Katër të rinjve u janë sekuestruar mallrat e vjedhura, të cilat arrinin në total një vlerë orë 200 mijë eurosh.

Operacioni i policisë, që u finalizua me kapjen e tyre, është koduar “Fast and furious”, për shkak të shpejtësisë 200 km/orë me të cilën udhëtonin në autostradë me makinat e vjedhura.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas