Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi sot zyrtarisht nisjen e procedurave për shkarkim të Presidentit, Ilir Meta.
Ai tha se janë 55 deputetë që mendojnë se Kreu i Shtetit nuk duhet të qëndrojë më në detyrë.
Pas deklaratës së tij për mediat Balla depozitoi në Kuvend edhe listën e 55 deputetëve të cilët kanë firmosur për shkarkimin e Metës.
Mesa shihet nga lista të gjithë deputetët i përkasin mazhorancës. /Opiniona.al