Kryesore

A është vërtet në rrezik jeta e Lulzim Bashës?


               Publikuar në : 11:06 - 17/06/19 |
geliano fataj

Jeta e kreut të opozitës është në rrezik? Të paktën kështu pretendon ministria e Brendshme. Vetë ministri Sandër Lleshaj të premten e kaluar ka thirrur në një takim punonjësin e Gardës së Republikës, i cili ka për detyrë sigurinë e kreut të PD-së.

Bëhet fjalë për një takim që ka ndodhur në 14 qershor, në zyrën e ministrit, mes tij dhe gardistit Feim Dollapaj.

Në këtë takim, Lleshaj i tha thënë truprojës së Bashës se “ ka informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës dhe nëse zoti Basha kërkon masa shtesë sigurie”.

Por sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, në një letër drejtuar ministrit Lleshaj thuhet se ky takim është bërë në shkelje të çdo procedure dhe çdo mënyrë institucionale për trajtimin e kësaj cështjeje.

Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se duke marrë parasysh rrethanat dhe shkeljet ligjore në trajtimin e kësaj çështjeje, përforcohet dyshimi se qëllimi i vërtetë i takimit ka qenë shantazhi i kryetarit të Opozitës./ Opinion.al

Pas