Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ishte polic Dushani, torturuesi i Pjetër Arbnorit dhe njeriu që ngacmonte vajzat në Tiranë

2018/07/25 at 6:22 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush ishte polic Dushani, torturuesi i Pjetër Arbnorit dhe njeriu që ngacmonte vajzat në Tiranë

Histori të dhimbshme të komunizmit që kanë si protagonistë personazhe qesharakë e mediokër, shërbëtorë të verbër të sistemit. Polic Dushani duket se ka qenë një prej tyre. Është historiani  Kastriot Dervishi, që në një shkrim të publikuar në 55 News sjell një profil të policët, që dikur kishte qenë coban dhe erdhi në Tiranë, për t’u larguar më pas me turp nga policia.


 

Nga Kastriot Dervishi

Makina e diktaturës komuniste ka pasur njerëzit e saj të përkushtuar. Sa më shumë t’i njohësh ata, aq më shumë njeh karakterin imoral e të degraduar të atij regjimi. Në kujtimet e tij për jetën e burgut (libri “Martirët”, botuar në vitin 2004), i ndjeri Pjetër Arbnori shkruan se kur vuante paraburgimin në burgun e vjetër të Tiranës, ndër të tjerë ishte edhe një polic me emrin serb Dushan, i cili ishte aq i degraduar saqë vidhte ushqimet e të paraburgosurve. Kulmin e kishte arritur një ditë kur ishte kapur duke vjedhur vezët e pulave të komandës. Polic Dushani që më 29.8.1974 ndaloi në flagrancë bashkë me aktivistin e AGBV-së, të ndjerin Hysen Shoshori, ka një histori interesante që lidhet me sa e sa të tjera të këtij lloji. Profili i polic Dushanit është në fakt ai i një shërbëtori të spikatur të regjimit, krejt i palexuar, por besnik i partisë e cila e mori nga fshati dh e solli në Tiranë.

Dushani, bir i një familje hyzmeqarësh nga Salaria e Tepelenës, lindur më 1933, me arsim 4-vjeçar fillor, me profesion çoban, në vitet 1952-1955 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Gardë. Plotësonte të kisha kushtet pro regjimit. Dy vëllezër i kishte me punë në MPB. Nga familja kishin dalë partizanë (sigurisht vitin e fundit të luftës), as ballistë e as legalistë nuk kishte në fis. Pas një qëndrimi 4-vjeçar në fshat me punë në kooperativën bujqësore, në vitin 1959 Dushani vjen në Tiranë. Emërohet polic në Rajonin nr.3, duke qëndruar këtu deri në vitin 1963. Kjo është koha kur ai që i ka bërë keq edhe Pjetër Arbnorit. Pas përvojës së treguar kundër “armiqve të popullit” në paraburgimin e Tiranës, në vitet 1963-1968 shërben si polic në kampin e të burgosurve nr.303 në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Thellësisht i palexuar, por i devotshëm në kryerjen e detyrave, polic Dushani paralajmërohet disa herë për ngacmime femrash, e sjellje harbute me qytetarë të ndryshëm, derisa më 6.6.1984 kupa e mbushur plot u derdh e ai u përjashtua si i “padenjë” nga policia. Këtë herë po ngacmonte një studente, e cila për fatin e saj, shpëtoi nga polici ngaqë njihte një oficer të MPB-së. Kështu u mbyll karriera e polic Dushanit, e nisur me besnikëri kur ruante dhentë e dhitë e kooperativës dhe e përfunduar me anë të dobëta të moralit. Të tillë kuadro kërkonte e gjente partia.

 

Etiketa: kastriot dervishipolic dushani


Ju sugjerojmë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Para
Panik dhe tmerr tek pasagjerët, anija me 52 persona në bord shpërthen në flakë dhe tym të zi

Panik dhe tmerr tek pasagjerët, anija me 52 persona në bord shpërthen në flakë dhe tym të zi

E rëndë në Durrës, djali plagos me thikë të dy prindërit

LAJM I FUNDIT/ Tragjike në Tiranë, mbytet 19 vjeçari

Rrëfimi i dhimbshëm: Vrapova drejt detit me fëmijën në krahë, gruan ende nuk e di ku ndodhet

Përfundon inspektimi, Ambasada Shqiptare në Athinë bën bilancin
















TE FUNDIT

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}