Aktualitet

Kush është Tezja e Kokainës?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:53 - 16/11/15 |
b.f

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 15 vite burg për Valentina Tufën, e njohur ndryshe si “Tezja e kokainës”. Valentina Tufa akuzohet për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, të cilët janë dënuar në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.  Aktualisht, Tufa gjendet e arrestuar në Kosovë, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të dy vendeve. Sipas prokurorisë ajo ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës që vinte nga vendet e Amerikës Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas