Aktualitet

Kosovë, kush janë të dyshuarit si terroristë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:11 - 16/11/15 |
b.f

Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës ka ndaluar ditën e djeshme tre persona me shtetësi kosovare të cilët kishin vendosur ti bashkëngjiteshin luftimeve në Siri dhe Irak.

Sipas gazetës Express, pjesë e grupit ishte edhe një femër, ndërkohë që ishte vendosur që ikja të bëhej nëpërmjet aeroportot të Shkupit, për të kaluar më pas në Stamboll, nga ku do të drejtoheshin në Siri.

Por në Turqi, këta shtetas janë kthyer pas në Kosovë ku janë ndalur nga Policia e Kosovës. Ata janë Tahir Isufi 29 vjec nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjec nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjec nga Gjilani. Kjo e fundit merret vesh se ishte në lidhje romantike me njërin nga dy të dyshuarit që së bashku dje tentuan të marrin rrugën për Siri.

Madje Nora dyshohet se ka qenë e martuar, por që e ka shkëputur këtë martesë për të filluar një jetë të re me të dashurin e ri, në tokën e premtuar të Shamit. Që të tre u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste. Policia ka bastisur dy lagjie në Mitrovicë dhe Vushtrri ku ka gjetur dëshmi të cilat përforcojnë bindjen se personat janë të lidhur me terrorizmin.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas