Aktualitet

Kush është terroristi shqiptar më i famshëm në botë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 16/11/15 |
b.f

Lavdrim Muhaxheri është shqiptari më i njohur në radhët e ISIS, jo vetëm për deklaratat e tij që bëjnë thirrje për xhihad por edhe për videot ku shfaqet me koka të prera. Sipas të dhënave paraprake Muhaxheri ka punuar për KFOR-in amerikan në kampin “Bondsteel” si edhe për NATO-n në Afganistan. Ku miqte e tij tregojnë se ai kishte rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij. Në 2013 Lavdrim Muhaxheri, i njohur ndryshe si Komandant Muhaxheri, u zgjodh komandant i shqiptarëve që u bënë pjesë e rebelëve që luftonin kundër regjimit të Bashar Al-Asadit. Por jo i atyre që kërkonin demokraci në Siri por i krahut më radikal atij “Al Nusra”. Në vitin 2012, Muhaxheri u lidh me shoqatën lokale “Parimi”, nga e cila më vonë u krijuar shoqata “Rinia Islamike Kaçanik” ku mbante pozicionin e Emirit, udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës. Lavdërim Muhaxheri, u deklarua i vrarë disa muaj më parë nga mediat, por ende ky lajm mbetet i pavërtetuar.

 

lavderim muhaxheri 4

lavderim muhaxxheri 2

lavdrerim muhaxheri 1

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. Fotoja e pare, qe i eshte bashkuar montazhit tuaj tresh, eshte e nje aktori/shqiptar i Maqedonise..Nuk eshte portreri i Muhaxherit!

Pas