Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Shkëlqim Halili, 7 vite më parë sulmoi komisariatin e Kamzës, u thoshte policëve “jam shefi i SHKB-së”

2018/08/14 at 9:22 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Shkëlqim Halili, 7 vite më parë sulmoi komisariatin e Kamzës, u thoshte policëve “jam shefi i SHKB-së”

Disa orë pas ngjarjes së rëndë në Kamëz, ku u sulmua me armë e bomba një godinë në pronësi të familjes Halili, mësohet edhe një ngjarje ku është perfshire Shkelqim Halili dhe te tjere familjare te tij. Kjo histori mbase nuk ka lidhje me ngjarjen e sotme, por e sjellim në vemendje, pasi policia tha se personi që u sulmua është me precedente penale.


Kështu në korrik 2011, komisariari i policisë së Kamzës shoqëroi për të marrë në pyetje një të mitur. Për ta liruar ka shkuar në komisariat gjithë familja Halili. Shkëlqim Halili ka telefonuar punonjësin e policisë duke i thënë “jam shefi i SHKB-së, liroje ose do të shkarkoj nga puna”. Se si ka percipituar situata, lexojeni të plotë në shkrimin e gazetës panorama të vitit 2012, kohë kur gjykata ka thënë dënimin për gjithë personat që sulmuan komisariatin e Kamzës.

Ngjarja

Në sulmin e dhunshëm ndaj Komisariatit të Policisë Kamzë më 21 korrik 2011, u lënduan 4 punonjës policie dhe iu shkaktuan dëme materiale godinës së Komisariatit.

Arsyetimi i plotë i vendimit që i shpalli fajtor më 17 maj 2012 të shtatë të akuzuarit, zbardh detaje nga kërcënimet drejt policëve, deri te dhunimi fizik i tyre. Sipas vendimit, shkak i sulmit është bërë shoqërimi i një të mituri dhe pakënaqësia e krijuar te të afërmit e tij për këtë veprim të policisë.

Duke u prezantuar në telefon si drejtues i SHKB-së, një prej të afërmve të tij ka kërcënuar punonjësit e Policisë me shkarkim nga puna nëse nuk e lironin të miturin.

Më pas radhën e kanë pasur sharjet e ofendimet, dhe në përfundim situata ka precipituar në dhunë fizike. Në vijim paraqitet ngjarja referuar vendimit të gjykatës.

Sipas dëshmisë së shtetasit Përparim Mata rezulton se në Komisariat, shtetasi J. M. është pritur nga ky punonjës. Për shkak se J. M. ishte i mitur, shefi i Krimeve, Artur H., urdhëroi që pyetja e J. M. të bëhej në prani të një avokati dhe një psikologu. Gjatë kësaj kohe, nga telefoni i shtetasit J. M. dëshmitari është telefonuar nga një person, i cili është prezantuar me emrin “Shkëlqim Halili, shef i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Shtetit”. Ky shtetas i ka thënë dëshmitarit Përparim Mata se do ta largonte nga puna nëse nuk lironte menjëherë J. M., i cili ishte nipi i tij.

Përmbajtjen e kësaj telefonate, dëshmitari Përparim Mata ia ka treguar shefit të tij, dëshmitarit Artur H. Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se Arturi ka verifikuar numrin e telefonit, nga ka rezultuar se telefonuesi gënjente, pasi nuk ishte ai që pretendonte, shef i SHKB-së. Pas këtij verifikimi, dëshmitari Artur H. ka telefonuar shtetasin në fjalë, i cili rezulton të jetë i pandehuri Shkëlqim Halili dhe i ka kërkuar të mos i kërcënojë më punonjësit e policisë.

Por, i pandehuri Shkëlqim Halili e ka sharë dhe fyer në telefon shefin e krimeve në Kamëz Artur H. Ndërkohë që, në pritje të psikologut, dëshmitarët Artur H., Përparim M. e Emri D. kanë menduar të dalin nga Komisariati. Sapo kanë qenë duke kaluar portën e Komisariatit, një person i veshur me të bardha i është drejtuar Artur H. duke i thënë: “Ti je shefi i Krimeve?”. Më pas ka filluar ta shajë e ofendojë rëndë nga njerëzit e shtëpisë dëshmitarin Artur H., duke i thënë se “do të q… robt, do të marrim peng… malok…” etj.

Sipas dëshmitarëve Përparim M., Emri D. e Artur H., personi që ka sharë e goditur i pari ka qenë i pandehuri Liri Halili. Më pas kanë goditur edhe të pandehurit Astrit Halili e Klevis Halili. I pandehuri Bashkim Mullahi vetëm sa e ka sharë shefin e Komisariatit dhe punonjësit e tjerë të Policisë, duke bërtitur me zë të lartë e duke shkaktuar zhurmë të madhe në rrugë. Ndërsa, e pandehura Valbona Mullahi e ka sharë, fyer e goditur dëshmitarin Artur H. për shkak të detyrës, në brendësi të Komisariatit. Sipas Artur H., e pandehura e ka goditur me shapkë dhe/ose shpullë pas koke. Gjithashtu, dëshmitari dëshmoi se është goditur edhe nga shtetasi J. M. Pasi kanë hyrë brenda, personat e ndodhur jashtë Komisariatit kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës së Komisariatit, duke thyer xhamat e fasadës së saj, kanë thyer e dëmtuar dyert, kanë dëmtuar muret etj.

DËNIMET
LIRI HALILI
1 VIT E 6 MUAJ BURG
ASTRIT HALILI
1 VIT E 3 MUAJ BURG
KLEVIS HALILI
1 VIT BURG
ARMANDO JAUPI
6 MUAJ BURG
SHKËLQIM HALILI
3 MUAJ BURG
VALBONA MULLAHI
300 MIJË LEKË GJOBË
BASHKIM MULLAHI
300 MIJË LEKË GJOBË



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Para
Video/ Aksidentohet 50 metra larg QSUT-së, ambulanca vonohet 30 minuta për të shkuar në vendngjarje

Aksident, 20-vjeçari përplas për vdekje një burrë në Fier

Zbardhet ngjarja e Fierit/ Nëna tentoi të mbysë në lumë dy vajzat 6-vjeçare, më pas i vendosi flakën banesës

Zbardhet ngjarja e Fierit/ Nëna tentoi të mbysë në lumë dy vajzat 6-vjeçare, më pas i vendosi flakën banesës

Ministri ksenofob që urrente emigrantët dashurohet me vajzën më të bukur të Iranit!

Gruaja e bukur merr në qafë ministrin norvegjez: Jep dorëheqjen pasi udhëtoi në Iran pa lejen e qeverisë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}