Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Enri Canaj, fotografi i njohur shqiptar që tronditi botën?

2018/06/26 at 8:52 PM
në -Kulturë, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është Enri Canaj, fotografi i njohur shqiptar që tronditi botën?

Refugees stand in line to get food . Idomeni, Greece. March 2016

Enri Canaj, i larguar drejt Greqisë, së bashku me familjen, në moshën 11-vjeçare, fill pas hapjes së kufijve është sot një nga emrat më të njohur të fotografisë, jo vetëm në vendin fqinj.


Eksperiencat e tij jetësore kanë pasur një efekt të thellë tek ai, duke gjetur shprehje në punën e tij si fotograf, të cilat janë dokumentuar përmes fotove të shumta dhe kanë të bëjnë me çështje si emigracioni dhe strehimi.

Nga shtëpia e tij në Athinë, Canaj dokumenton krizën e migrimit të Evropës dhe atë që ai e përshkruan si ‘krizë politike’ të Evropës. Në këtë pikë, Enri Canaj tregon se si sfondi i tij jetësor ka ndikuar në punën që bën, si dhe sa ka ndihmuar për të ‘përqafuar dhimbjen’ brenda vetvetes.

(Një varkë e vogël me refugjatë mbërriti e sigurtë në brigjet greke)

Canaj është shprehur se ka gjithmonë kuriozitet dhe ndjeshmëri të lartë ndaj temave sociale, tema të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve. Sipas tij, situata të cilat jo domosdoshmërisht shkaktojnë një ndryshim të dukshëm, por që krijojnë shumë ndryshime të brendshme në mënyrën e të kuptuarit dhe të ndjerit.

Në lidhje me largimin e tij nga Shqipëria, ai ka deklaruar se ishte vetëm 11-vjeç kur prindërit vendosen të largohen dhe për të largimi, pra, ideja kur lë pas diçka, papritmas, të krijon përshtypjen sikur kordoni i kërthizës është prerë, ndjen dhembje të fortë, mirëpo nuk ke kohë për të ndaluar dhe të mendosh për këtë, duhet të vazhdosh dhe të përqafosh dhimbjen brenda.

Canaj nuk preferon të kategorizojë veten brenda kategorive apo stileve të fotografisë, për të, kategorizimi i temave kanë kufizime dhe ai preferon të mos bëhet pjesë e asnjë lloj kategorie.

Refugjatët qëndrojnë në rresht për të marrë ushqim, Greqi. 

Ndërsa, për vitet e fundit të punës së tij, temë kryesore ka qenë Ballkani, pasi ai është shndërruar në fazën kryesore të valës së parë të emigrantëve që përpiqen me çdo kusht të arrijnë Evropën qëndrore dhe perëndimore.

Ai mendon se kjo pjesë e Evropës është vendi ku njerëzit mund të shihen në një dimension krejt tjetër: adrenalinë e lartë, lodhje dhe me një frymëmarrje të thellë sepse janë njerëz të gjallë, të mbushur me shpresë, pasi kanë arritur të prekin Evropën veçse me një këmbë, ndërsa janë të mbushur plot me forcë dhe vendosmëri për të vazhduar udhëtimin e tyre për të prekur destinacionin, ose për t’u hedhur aty me të dyja këmbët. Atje shihen njerëzit në arrati, pa pasur kohë për të ndaluar dhe për të menduar.

Në shtator të vitit 2014, fotografi Enri Canaj ishte dëshmitar i një varke të vogël me 49 refugjatë sirianë, të cilët kalonin kufirin detar mes Turqisë dhe Greqisë. Refugjatët refuzonin ndihmën e rojës bregdetare greke dhe kur anija e tyre e vogël arriti në një ishull të pabanuar, ata u zhdukën në mjegullën e mëngjesit. Canaj shkoi pas tyre dhe dokumentoi negociatat e vështira ndërmjet organeve shtetërore dhe refugjatëve. Në fund, refugjatët e kuptuan se vendi i braktisur ku kishin arritur nuk kishte ushqim apo ujë për t’u ofruar dhe lejuan rojën e detit t’i çojë në portin e Kios. Canaj, që ndoqi refugjatët, dokumentoi ditët e para të tyre në ishullin e vogël të Egjeut.

Canaj pajtohet me faktin se mediat i kanë kushtuar një vëmendje të madhe dhe janë fokusuar në këto tema. Ai mendon se në shumë raste mund të ketë edhe mungesë ndjeshmërie nga ana e saj, si televizionet dhe si revistat apo gazetat. Gjithashtu, shprehet se gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm me termat që përdorin. Audiencat bombardohen çdo ditë me fjalë të tilla si: kriza, refugjatë, emigrantë… Ai deklaron se ata duhet t’a ndryshojnë këtë.

Sipas tij, ka një krizë politike që po ndodh. Vendet europiane janë në një krizë kur merren me këto çështje. Pasi, njerëzit kanë lëvizur dhe do të vazhdojnë të lëvizin nga një vend në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin. Ata gjithmonë do të përpiqen të ikin nga vdekja. Kjo nuk është një krizë, kjo është jeta.

Një nënë siriane mban foshnjen e saj 4-muajshe, sapo kalon kufirin me Turqine dhe Greqine. 

Ai është shprehur se njerëzit, dita-ditës, bëhen më të ashpër ndaj refugjatëve dhe emigrantëve. Canaj mendon se kur dikush vjen nga një vend i shkatërruar nga lufta, nuk mund t’i mbyllet dera në fytyrë duke i thënë mjaft, jo më shumë se kaq.

Fotografitë e tij janë botuar në faqet e “Time Magazine Lightbox”, “CNN Photo Blogs”, “New York Magazine”, “Vice Magazine Newsweek”, “Paris Match”, “Le monde Diplomatique”, etj. Kanë tërhequr vëmendjen fotografitë e tij të realizuara gjatë krizës greke apo nga vërshimi i refugjatë sirianë drejt brigjeve të Greqisë: “Syrian refugees in Greece” dhe “Shadows in Greece”.

Seria e fotografive me të cilat Enri Canaj krijon një rrëfim për fatin e refugjatëve sirianë që ia kanë mësyrë Evropës në kërkim të shpëtimit, ka marrë çmimin që ndan organizata më e madhe gjermane e fotoreporterëve. Canaj punon në Ballkan, kryesisht në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi, duke u fokusuar në migrimin dhe krizën e fundit.

Refugjatët duke pritur në stacionin hekurudhor në Maqedoni, ndërsa presin për t’u lejuar nga policia për të kaluar kufirin. 

Një vullnetar shpërndan ushqime për refugjatët, pranë fshatit Idomeni afër kufirit me Maqedoninë.

Kur u largua nga Shqipëria në moshën 11-vjeçare, ai mori me vete një “kuti” kujtimesh, të cilat i ruajti dhe mbështolli me mall e fantazi për 10 vjet me radhë. Kur u kthye pas një dekade, Enri Canajt i duhej të njihte edhe një herë vendin e tij, atë çka kishte mbetur nga e shkuara dhe atë çka ishte bërë gjatë këtyre viteve. Me aparatin fotografik në qafë, ai përshkoi Shqipërinë, duke zbuluar vendin e tij të lindjes, por edhe vetveten.

Sipas traditës shqiptare, burrat dhe gratë në varrime marrin pjesë në grupe të ndara.Tiranë, Shqipëri. Dhjetor 2012.

Canaj preferon fotografitë bardhezi, në të cilat fikson më së shumti anën e errët e të panjohur të një shoqërie, të një vendi, të një situate. Nuk ka tempuj, statuja antike, brigje plot diell, fytyra të qeshura, por periferi, vende dhe njerëz të harruar, që në shumicën e herëve luftojnë për mbijetesë.

Korcë, Shqipëri. Shkurt 2015.

Hajria 52-vjeçe dhe Gonxhe 50-vjeçe. Shoqe të mira përgjithmonë- thanë ato.  Të dyja punojnë si kamariere në një kafe tek Treni për shumë vite. Tiranë. Shqipëri. Gusht 2015.

Po në këtë atmosferë, por veshur me një tis melankolie e malli janë edhe fotografitë e realizuara në Shqipëri, “Albania-A Homecoming” dhe “Kanun”. Dritëhijet e një vendi që përpëlitet në vitet e gjata të tranzicionit ku tradita e ashpër, që ende gjallon në zonat e thella, përplaset me erën e perëndimit dhe zhvillimin e shpejtë në metropol dhe qytetet e mëdha.

Një grup njerëzish gjatë rrugës për në varreza. Bajram Curr, Shqipëri. Nëntor 2009.
Etiketa: emigracionienri canajfotografi shqiptargreqi


Ju sugjerojmë

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Para
Festimet me simbolin e shqiponjës, Valon Berhami tregon nëse do të përsëritrt apo jo në fushë

Festimet me simbolin e shqiponjës, Valon Berhami tregon nëse do të përsëritrt apo jo në fushë

Negociatat në 2019, reagon Rama: Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon

Negociatat në 2019, reagon Rama: Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon

Negociatat në 2019, Shqipëria “detyrë shtëpie” drejtësinë dhe luftën ndaj krimit

Negociatat në 2019, Shqipëria "detyrë shtëpie" drejtësinë dhe luftën ndaj krimit
















TE FUNDIT

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
27 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje...

Lexo më shumë

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
27 Qershor, 2026

Qindra palestinezë kanë dalë në protesta kundër Hamasit në disa zona të Rripit të Gazës, sipas pamjeve që po qarkullojnë...

Lexo më shumë

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
27 Qershor, 2026

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
27 Qershor, 2026

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}