Kronikë

Kurbin/ Makina përplas për vdekje 44-vjeçaren


               Publikuar në : 20:31 - 07/09/19 |
Opi Nion

Një 44-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është përplasur nga një makinë në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç.

Aksidenti ka ndodhur në vendi e quajtur ” Ish -Uzina e Superfosfatit”,. Viktima e identifikuar me inicialet Z.D. ishte duke ecur në këmbë teksa u përplas nga një makinë që drejtohej nga 23-vjeçari A.G.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij  ka aksidentuar shtetasen këmbësore  Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç,  e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.

Pas