Aktualitet

Kurban Bajrami/ Leli: Ia uroj festën edhe kryeministrit Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 20/07/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ishte i pranishëm në festën e Myftinisë së këtij qyteti nga ku u uroi shqiptarëve festën e Kurban Bajramit.

“Dua të uroj rastin nga xhamia në Bulevardin Ismail Qemali, të uroj të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin. Ata që janë nga Vlora, që jetojnë në Vlorë, që kanë ardhur në Vlorë, të uroj ato besimtarë myslimanë që kanë ardhur të pushojnë në Vlorë, që me siguri ky do jetë sezoni turistik më i i suksesshmi, gëzuar, shëndet, paqe dhe mbarësi”, tha Leli.

“Ia uroni festën edhe kryeministrit Edi Rama?”, e pyetën gazetarët. Leli u përgjigj: Absolutisht po” .

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përplasje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Krisja e marrdhënieve erdhi pasi kreu i bashkisë Vlorë nuk pranoi të ishte kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që, këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama e ka thumbur jo pak Lelin, ku pastoi një nga kalçetot e qytetit./Opinion.al

Pas