Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Perëndimi për pak u bë i kuq

2016/05/16 at 6:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur Perëndimi për pak u bë i kuq

Përballë numrit gjigand të viktimave, koncepti “revolucion kulturor” tingëllon shumë i butë. Mënyra e veprimit të Maos e tërhiqte shumë edhe të majtën në Perëndim, mendon kryeredaktori i DW, Alexander Kudascheff.


Vështrim pas. 1966. Në Republikën Popullore të Kinës nis revolucioni kulturor. Mao Ce Duni siguron pushtetin e tij duke shpallur revolucionin e përhershëm në Kinë. Në vend nis një shndërrim i pabesueshëm i realitetit shoqëror, ekonomik dhe politik. Qindra mijëra vetë zhduken në kampe. Qindra mijëra vetë deportohen. Qindra mijëra vetë humbasin punën. Në fund janë miliona, disa miliona viktima, të vdekurish, të vrarësh. Komunizmi kinez, maoizmi – një ëndërr e vërtetë e keqe, që synon të ndërtojë një botë më të mirë mbi varret e ndoshta (sipas Librit të Zi të Komunizmit) 65 milionë vetëve.

Hare për komunizmin më të mirë

Në rebelimin që po nis të studentëve, të rinjtë e shumtë në Perëndim nuk i shohin këto. Te ta, maoizmi ushtron një magjepsje intelektuale. Ata u thurrin këngë mjekëve këmbëzbathur “të rinj” të fshatit. Fakti që intelektualët duhet të punojnë si fshatarë apo punëtorë festohet. Bibla e Maos është një vepër qendrore dhe Mao Ce Duni nderohet si shenjtor revolucionar. Kina komuniste: vë në jetë idealet e Marxit dhe të Engelsit, që shkelen me këmbë në Bashkimin Sovjetik ose që syrgjynosen në arkipelag.

E majta e atëhershme e re – në Gjermani si dhe në Francë, në Itali si dhe në SHBA – bie pre e maoizmit. Ajo përvetëson shprehje të mençura pseudo-konfuciane alla Mao si për shembull “Pushteti politik buron nga grykët e pushkëve”. Me to justifikohet protesta e dhunshme në rrugët e metropoleve. Ajo që ndodhi në Kinë, mund të kishte ndodhur edhe në majin revolucionar të 1968-ës në Paris. Ideja e socializmit, e shoqërisë pa klasa lulëzon në kryengritjen e studentëve. Ajo është anarkike, ndërkombëtare – dhe shpesh kineze. Por jo vetëm. Sepse lëvizja studentore dezintegrohet – siç shpërbëhet në fakt gjithmonë e majta – që në fillim. Kemi besnikët e Moskës. Trockistët e Internacionales së Katërt. Komunistët të mbushur me besim, që e shohin idealin e tyre të realizuar tek Shqipëria e Enver Hoxhës ose në Korenë e Veriut te Kim Ir Seni. Të tjerë ndjekin eurokomunistët në Itali nën Enrico Berlinguerin. Dhe gati të gjithë e kërkojnë mbështetjen ideologjike tek shkrimet e filozofëve: tek përfaqësuesit e Shkollës së Frankfurtit si Theodor Adorno dhe Max Horkheimer, te marksistët amerikanë si Herbert Marcuse ose te filozofi i lirisë të kthyer vonë në të majtë, që e kërkoi shpëtimin thuajse tek të gjitha rrugët e gabuara komuniste të kohës së tij – te Jean-Paul Sartre. Me tekstet e tij që të çojnë në rrugë të gabuar ai ushtron një ndikim të tillë magjepsës, sa shumë atëherë thonë: Më mirë të jesh gabim me Sartre se sa të kesh të drejtë me Raymon Aron. Një gabim fatal.

Revolucioni i vërtetë nuk vihet re

Revolucioni kulturor qe për një kohë të gjatë një pikë referimi e studentëve protestues në Perëndim. Ata donin ta kapërcenin kapitalizmin dhe demokracinë parlamentare. Ata shihnin drejt Kinës, shikonin drejt Mao Ce Dunit: drejt arkitektit të një bote të re, të barabartë, më të mirë – siç besonin ata. Vuajtjet e pafundme që solli me vete revolucioni kulturor ata i injoruan. Mao mbeti për ta deri sa vdiq një stilit. Edhe për shkak dhe pikërisht për shkak të trishtimit në Bashkimin Sovjetik. Socializmi kinez qe joshës – për shkak të Maos, për shkak të revolucionit të tij kulturor. Revolucioni i vërtetë i Kinës nga Ten Hsiao Pini, pasardhësi i Maos, nuk i intereson deri sot së majtës. Vetëm Helmut Schmidti ishte i magjepsur prej tij – po ai nuk qe i majtë.

Burimi: DW

 



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
Para
Prekëse! Digjet nga fytyra, doktori i shndërron pamjen! Ja sesi duket sot

Prekëse! Digjet nga fytyra, doktori i shndërron pamjen! Ja sesi duket sot

Shqiptari arratiset nga Psikiatria, tentoi të digjte nënën me benzinë

Shqiptari arratiset nga Psikiatria, tentoi të digjte nënën me benzinë

Pas skandalit me Xhelilin, nis fushata për Dibrën

Lajmi i Fundit/ Arrestohet Shukri Xhelili, akuzohet për korrupsion

Please login to join discussion















TE FUNDIT

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
13 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili...

Lexo më shumë

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
13 Korrik, 2026

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste. Në një deklaratë me shkrim...

Lexo më shumë

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
13 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e...

Lexo më shumë

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
13 Korrik, 2026

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}