Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur parashikonte Cvajgu, edhe pse s’kishte parë gjithçka

2019/03/19 at 5:55 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Erjon Uka

Erjon Uka

“Në kohë katastrofash, brezat e mëparshëm mund të iknin larg e të strukeshin sërish në vetmi, ndërsa ne jemi të detyruar të dimë e të ndiejmë brenda orës, madje brenda sekondës, çdo gjë të keqe që ndodh në planetin tonë.”


Nga Erjon Uka/ Stefan Cvajg nuk ishte vetëm një tregimtar unik, i frymëzuar sidomos nga teoritë psikoanalitike të Frojdit. As thjesht një biograf i mprehtë, që jetën e Dostojevskit, të Niçes, Balzakut a Josif Fushesë e solli në një formë të këndshme letrare. Ai është ndoshta një ndër dëshmitarët par excellance të jetës dhe të mendësisë europiane, të fillim shekullit XX. Libri i tij, “Bota e djeshme – Kujtimet e një europiani” konsiderohet si më popullori për Perandorinë Habsburge. Gjithsesi ky është një përshkrim i cekët e natyrisht i pamjaftueshëm, për një vepër që përshkruan të ashtuquajturën belle époque nga sistemi arsimor, deri te liritë dhe etika seksuale.

Në këto ditë, çdo europian, e natyrisht edhe shqiptar, është përballur me disa lajme tronditëse. I pari, rrëzimi i avionit në Etiopi, ku humbën jetën 157 persona. I dyti, sulmi në xhamitë e Zelandës së Re, një vend ku shumë njerëz mendonin se nuk ndodhte asgjë për t’u shënuar, madje në lidhje me atë shtet shumë ishin në kufijtë e mosmendimit. Fatkeqësisht, humbën jetën 50 njerëz nga një sulm terrorist. I treti, sulmi në Utrecht të Holandës, ku humbën jetën tre njerëz.

Është interesante se si Cvajgu arriti të parashikonte gjithë këtë. Sigurisht jo vrasjet, e as numrin e viktimave, por shpejtësinë e përhapjes së informacionit dhe ankthin e përgjithshëm e pasigurinë që pushton shoqëritë në këso rastesh. E habitshme, shkuante Cvajgu në vitet ’40, se si tërë arritjet e teknologjisë, falë të cilave njeriu arrin të bëhet zot i disa forcave misterioze, çorodisin shpirtin e tij.

Shpejtësia e transmetimit të informacionit, është sa një avantazh, aq edhe një kurth për shoqëritë. 4,4 miliardë njerëz përdorin internetin nga të cilët 3,4 miliardë rrjetet sociale e sigurisht që shifrat janë në rritje nga muaji në muaj me miliona njerëz më shumë. Niveli i ekspozimit është shumë i lartë, mbrojtja shumë e ulët. Mjafton të thuhet se Facebook së fundi fshiu 1,5 milionë video të tragjedisë në Zelandë, brenda 24 orësh nga ngjarja.

“Në kohë katastrofash, brezat e mëparshëm mund të iknin larg e të strukeshin sërish në vetmi, ndërsa ne jemi të detyruar të dimë e të ndiejmë brenda orës, madje brenda sekondës, çdo gjë të keqe që ndodh në planetin tonë”, shkruante me një saktësi të frikshme Cvajgu në vitet ’40.

Tashmë, rrëzimi i një avioni në Etiopi mund të fusë në panik qindra pasagjerë që presin të nisin udhëtimin në aeroportin “Charles de Gaulle” në Francë apo “Nënë Tereza” në Tiranë, të cilët gjatë imbarkimit po shohin smarphone-t e tyre. Vrasjet në Zelandë mund të nxisin, siç edhe u paralajmërua, hakmarrjen e ekstremistëve myslimanë të ISIS-it. Pikërisht kjo paqartësi e nxitur nga informacioni i shpejtë e i pafiltruar, po shrytëzohet për t’i mbajtur popujt në një gjendje ankthi të përhershëm, ku megjithëse po jetojmë në epokën më të mirë të njerëzimit, niveli i pesimizmit është më i lartë se kurdoherë. Paradoksi është se jemi më të informuar, por më pak të sigurtë. Jemi më të ndërlidhur, por më të vetmuar. Kemi më shumë informacion, por dimë më pak.

E në një kohë kur mesatarisht shpezojmë 3,5 orë përpara një smartphone, duke komunikuar në Facebook, Instagram, Whatsapp, duke shkëmbyer foto e video nga një cep në tjetrin, duhet thënë se Stefan Cvajg nuk kishte parë ende asgjë./Opinion.al

Etiketa: cvajguerjon uka opinionpesimizem intelektualpesimizmishpejtesia e informacionitteknologjia e informacionittragjedia etiopi


Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Shqiptarët, viktima të skllavërisë moderne në Britani

Shqiptarët, viktima të skllavërisë moderne në Britani

Vrau të atin me çekiç, 29-vjeçari: Kërkonte që të…

Vrau të atin me çekiç, 29-vjeçari: Kërkonte që të...

Ligoraq Karamelo: Më kërcënuan me jetë 3 persona

Ligoraq Karamelo: Më kërcënuan me jetë 3 persona
















TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com