Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur demokracia ruse vdiq

2018/10/01 at 5:18 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Kur demokracia ruse vdiq

Boris Yeltsin e shfuqizoi parlamentin 25 vite më parë. Kjo i hapi rrugë diktatoriatit të Putin.


David Satter

Duke shkelur dramatikisht kushtetutën që u betua ta mbështesë, presidenti Boris Yeltsin nënshkroi një dekret i cili e shfuqizonte Parlamentin Rus (Sovjetin Suprem), në 21 shtator të vitit 1993. Kjo krijoi rrethanat për një luftë dy ditore civile në tetor. Luftë kjo, e cila mori 123 jetë dhe çoi në ngritjen e diktatoriatit. Deri në dhjetor një kushtetutë e re hyri në fuqi që i dha pushtet presidentit dhe i la shumë pak kompetenca parlamentit. Parlamenti nuk kishte fuqi tashmë të kundërshtonte pushtetin ekzekutiv.

Yeltsin, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, i mbrojti vendimet e tij duke e akuzuar Sovjetin Suprem për sabotazh të reformës ekonomike. Por shumë rusë e panë këtë si lëvizje të paligjshme, e organizuar për ta kthyer Rusinë në një monokraci.

21 muajt e parë të mandatit të Yeltsin-it u karakterizuan nga rritja e tensionit midis degëve ekzekutive dhe legjislative të qeverisë mbi “terapinë shokuese” ekonomike. Në janar të vitit 1992, Yeltsin uli çmimet ndjeshëm . Kjo çoi në hiperinflacion, i cili “fshiu” kursimet jetësore të miliona rusëve. Ai premtoi çmime më të ulta brenda një viti, por deri në fund të dhjetorit inflacioni ishte 2,318%. Shumë deputetë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj disa aspekteve të reformave. Yeltsin, megjithatë, zgjodhi t’i injorojë ato. Ai nuk i shpjegoi politikat e tij e as nuk lobonte deputetët.

Duke qenë se u mbështet nga dy të tretat e parlamentit në nëntor të vitit 1991, Yeltsin u përball me dy të tretat e opozitës gjashtë muaj më vonë.

Në verën e vitit 1993, Sovjeti Suprem e rillogariti buxhetin e Yeltsin-it, duke rritur pensionet dhe pagat për mësuesit, mjekët dhe të tjerët që paguheshin me fonde shtetërore. Buxheti legjislativ siguroi një deficit prej 28 trilionë rubla, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto. Yeltsin u zotua ta injorojë me arsyetimin se do të shkatërronte reformën e tij.

Marrja e Shtëpisë së Bardhë me forcë

Më 21 shtator Yeltsin njoftoi se po shfuqizonte parlamentin. Deputetët votuan për ta gjykuar atë dhe për ta zëvendësuar me zv. Presidentin Alexander Rutskoi. Qindra deputetë refuzonin ta lironin godinën e parlamentit, të njohur ndryshe si Shtëpia e Bardhë. Yeltsin ndërpreu elektricitetin, ngrohjen dhe ujin që rrethonte ndërtesën me polici dhe tela me gjemba.

Më 3 tetor, anëtarët e një milicie fashiste u përpoqën të hynin me forcë në kullën televizive Ostankino. Trupa të brendshëm të armatosur rëndë hapën zjarr kundrejt mijërave protestuesve pro- parlamentit në shesh. Ky zjarr vrau 46 persona dhe plagosi 124 të tjerë.

Yeltsin më pas urdhëroi tanket të merrnin përsipër parlamentin në 4 tetor. Shpërthimet krijuan valë tronditëse që shkulën kokat e viktimave. Shumë njerëz në ndërtesë,  përfshi deputetë, gazetarë dhe punonjës, u fshehën në hollin e Këshillit të Kombeve, e dizenjuar si një mburojë bombash. Së fundmi, edhe pse rezistenca nuk ishte lëkundur, anëtarë të njësive antiterroriste hynë në godinë dhe pranuan dorëzimin e deputetëve.

Yeltsin tha se sulmi i Ostankino-s e detyroi atë të dorëzonte Shtëpinë e Bardhë. Por shumë shpejt dolën prova se ai ishte përgatitur për dhunë që përpara dekretit të 21 shtatorit.

Ngjarja e Ostankninos ishte një masakër e paraplanifikuar nga presidenca.

Në 3 gusht, Yeltsin premtoi një “vjeshtë të nxehtë” dhe filloi vizitat në bazat ushtarake kritike në zonën e Moskës. Ai gjithashtu rriti rrogat e oficerëve dy deri në tre herë më shumë. Në 22 shtator, ditën pas nënshkrimit të dekretit, klinikat në Moskë u lajmëruan që të përgatisin krevate për viktima të mundshme. Deri në 29 shtator, 2500 forca policie rrethoni Shtëpinë e Bardhë duke rrahur protestuesit pro- parlamentarë pa dallim.

Më 3 tetor, policia në Moskë zhduket misteriozisht. Zyrtarët braktisën pikat e kontrollit njëra pas tjetrës, duke lënë mbrapa kamionë dhe autobusë me çelësa në ndezje. Demonstruesit marshuan pa pengesa në Ostankino, ku shpresonin të aksesonin valët ajrore të dominuara nga propaganda pro-Yeltsin.

Gjenerali Albert Makashov, kreu i mbrojtjes së Shtëpisë së Bardhë të parlamentarëve, arriti në Ostankino me një grup ndjekësish, duke përfshirë 20 vetë me armë automatike dhe një raketë granati të marrë nga forcat policore. Brenda ndërtesës ishin 500 policë dhe ushtarakë të armatosur me 320 armë automatike që prisnin për ta pas fortifikimeve konkrete. Një nga mbështetësit e Makashov plasi granadën në derë. Shpërthimi i paligjshëm në katin e parë vrau Nikolai Sitnikov, një nga forcat e brendshme.

Gjunjëzimi i protestuesve

Një zjarr i vetëm i hapur nga brenda ndërtesës menjëherë gjunjëzoi protestuesit e paarmatosur, shikuesit dhe gazetarët në shesh, i cili shumë shpejt  u mbush me të vdekur e të plagosur. Terry Michael Duncan, një avokat amerikan i cili shpëtoi tre persona, u qëllua për vdekje në kokë.

Përkrahësit e parlamentit nuk kthyen zjarr. Sidoqoftë, televizioni rus njoftoi se Ostankino ishte rrethuar nga një turmë e armatosur. Yeltsin bëri një apel për “qytetarët e Rusisë”. Ai tha se çfarë po ndodhte ishte “një kryengritje e armatosur që ishte planifikuar paraprakisht”.

Një hetim për ngjarjet e tetorit nga prokurori i përgjithshëm vendosi që vdekjet e Sitnikov dhe të Sergei Krasilnikov, një redaktor videosh në Ostankino, nuk ishin përgjegjësi e forcave pro- parlamentare. Sitnikovi vdiq nga një shpërthim brenda ndërtesës. E shtëna që vrau Krasilnikov u qëllua në një korridor të mbushur me trupat e Ministrisë së Brendshme.

Leonid Proshkin, kreu i hetimit, tha: “Ajo që ndodhi në Ostankino nuk mund të përshkruhet si asgjë tjetër veçse një masakër. Pse nuk u shpërnda turma? Pse i hapën zjarr shikuesve të thjeshtë?”

“Fitorja” e Yeltsin

“Fitorja” e Yeltsin-it u prit me entuziazëm nga Sekretari i Shtetit, Warren Christopher. Ai tha se SHBA-ja zakonisht nuk e mbështet pezullimin e parlamenteve. Megjithatë, “këto janë kohë të jashtëzakonshme”.

Shkatërrimi i paligjshëm i Sovjetit Suprem dhe krijimi i një presidence supreme, shkatërruan çdo mundësi për ndarje të vërtetë të pushteteve. Një vit më vonë, Yeltsin nisi luftën e parë çeçene. Liberalët rusë që e kishin mbështetur atë, panë se pa një parlament të vërtetë, Yeltsin mund ta drejtonte ushtrinë në një luftë kundër qytetarëve rusë në territorin rus. Bombardimet e apartamenteve ruse të vitit 1999 që sollën Vladimir Putin në pushtet ishin të paramenduara, siç ishte eliminimi i tij nga mbetjet e demokracisë. Por fati i Rusisë u vulos në tetor të vitit 1993. Sapo Yeltsin vendosi të përdorte forcë kundër deputetëve të zgjedhur dhe SHBA e mbështeti atë, shfaqja e një diktature të re ruse të dedikuar për agresion dhe terror ishte çështje kohe.

Marrë nga all Street Journal/ Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

*David Satter është autor i librit “Sa më pak të dini, aq më mirë flini: Rruga që ndoqi Rusia drejt terrort dhe diktatoriatit, nën pushtetin e Yeltsin dhe Putin”.

 

Etiketa: komentPutinrusiayeltsin


Ju sugjerojmë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
Para
Këngëtarja e famshme rreh dy banakieret që i ngacmuan bashkëshortin

Këngëtarja e famshme rreh dy banakieret që i ngacmuan bashkëshortin

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, ylli i madh i muzikës!

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, ylli i madh i muzikës!

Publikohet kontrata e lobimit mes PD dhe “Sonoran Policy Group”

“Emiljano Nuhu është horr”, PD: Policia nxjerr zbuluar Edi Ramën
















TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}