Ka përfunduar në barazim pa gola sfida mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut, ndeshja e para në grupin H në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Amerikano-jugorët dhe aziatikët prodhuan shumë raste dhe luftë sportive, teksa edhe 12 minutat shtesë nuk i ndihmuan që të shënonin gol.
Për momentin Uruguaji dhe Koreja e Jugut kanë nga një pikë në grupin H, teksa në 17:00 luajnë Portugalia me Ganën po për këtë grup.