Maroku është skuadra tjetër që kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Botës pasi ka eleminuar Spanjën këtë të martë.
Skuadra e Luis Enrique i ka dhënë lamtumirën Botërorit pas gjuajtjeve të penalltive në fund të një ndeshjeje ku 120 minutat u mbyllën pa gola.
Maroku fitoi 3-0, me iberikët që nuk shënuan asnjë penallti.
Sarabia, Soler dhe Busquet gabuan nga pika e bardhë e 11-metërshit./Opinion.al